Tetë muaj pas aksionit të bujshëm të qeverisë kundër pallateve në shkelje të lejeve të ndërtimit, kompanitë ndërtuese janë rikthyer në kantieret e konfiskuara, ndërsa institucionet bëjnë një sy qorr ndaj shkeljes së përsëritur të ligjit.
Në shtator të vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij nisën një aksion të bujshëm kundër pallateve shumëkatëshe që kishin shkelur lejet e ndërtimit në Tiranë, duke paralajmëruar konfiskimin e tyre dhe përdorimin për qëllime sociale.
Në mbështetje të këtij aksioni, qeveria miratoi vendimin me nr. 589/2022 që i hapte rrugën konfiskimit, por u jepte njëkohësisht ndërtuesve mundësinë e legalizimit përmes parablerjes me çmimin e tregut të kateve pa leje.
Në daljet e tij publike, zoti Rama fajësoi drejtësinë, por edhe opozitën e mediat se kishin heshtur për ndërtimet pa leje në mesin e Tiranës.
“Askush, as opozitat, as media nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi nuk i kërkoi katet e metrat e ndërtuara pa leje për qëllim fitimi deri në mes të Tiranës. Sepse të tërë ose e kanë të ngjyer gishtin kush më shumë e kush më pak, kush direkt e kush indirekt në mjaltin e tullave të betonit ose iu kanë sytë aq të verbuar dhe veshët kaq tapë nga urrejtja”, shprehej ai.
Edhe ministrat e qeverisë i denoncuan ndërtimet pa leje si krime të mistershme.
“Ky është shembulli më flagrant është simbolikë e shkeljes së ligjit… kemi 9 kate ndërtim pa asnjë letër, se si kjo ka ndodhur ky për të thënë të drejtën është një mister për ne”, thoshte zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Sipas Ministrisë së Financave, 25 objekte u konfiskuan si pjesë e këtij aksioni, pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë. Por tetë muaj më vonë, ndërtuesit janë rikthyer në kantieret e konfiskuara dhe kanë rifilluar ndërtimet, sërish pa leje.
Në muajt korrik dhe gusht, BIRN filmoi punëtorë ndërtimi dhe makineri në punë në pallatet e konfiskuara në zonën e liqenit të Thatë, në afërsi të Kopshtit Zoologjik si dhe në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Punimet po kryhen respektivisht nga kompania Xheluks në pronësinë e Julian Morinës, kompania Salillari si dhe Arb and Trans 2010 e themeluar nga zyrtari socialist, Arben Maloku.
E pyetur nga BIRN për statusin e këtyre objekteve, Ministria e Financave, e cila është de facto pronare pas konfiskimit, tha se ishte në një proces negocimi me kompanitë ndërtuese për parablerjen e shtesave, por shtoi se asnjëra prej tyre nuk ishte pajisur me leje të azhornuara ndërtimi.
Ministria pretendoi gjithashtu se kishte arkëtuar deri në gusht 265 milionë lekë nga 8 subjekte që kishin paguar 10% e vlerës dhe një subjekt që kishte paguar vlerën e plotë, por refuzoi të vinte në dispozicion raportet e vlerësimit të kateve pa leje që përcaktojnë çmimet.
Ministria e Financave ia la përgjegjësinë autoriteteve të tjera të kontrollit të territorit për fillimin e punimeve në kantieret e konfiskuara, në mungesë të lejeve të reja të ndërtimit.
“Njoftimet e kryera nga ana jonë, kanë të bëjnë në lidhje me etapat e procesit nëpërmjet të cilit kalon ndërtimi i konfiskuar dhe jo me dhënien e lejes së ndërtimit apo për më tepër konfirmim për vijim të punimeve,” tha Ministria në një përgjigje me shkrim.
Kryeministri Edi Rama dhe Policia e Tiranës nuk iu përgjigjën pyetjeve për ligjshmërinë e këtyre punimeve. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla i tha BIRN-it se kompanitë e ndërtimit po i kryejnë punimet në zonat me leje.
“Për zonat pa leje do marrin leje në KKT,” tha Balla.
Paralelisht me procesin administrativ, edhe Prokuroria e Tiranës regjistroi më herët procedime penale për ndërtuesit që kishin shkelur lejet e ndërtimit. Kreu i Prokurorisë, Arens Çela i tha BIRN-it se rifillimi pa leje i punimeve ishte referuar në disa raste penalisht dhe ishte “bashkuar me hetimin kryesor”.
Ekspertët e shohin aksionin e qeverisë të lidhur me fushatën e fundit elektorale, ndërsa vlerësojnë se ndërtuesit përfituan sërish trajtim klientelist në shkelje të ligjit.
“Pra kemi të bëjmë me një presion elektoral, një përpjekje për t’u pasqyruar si në favor të ligjit nga ana e ekzekutivit dhe pushtetit lokal në periudhë zgjedhore dhe pastaj vazhdon rituali i zakonshëm i bargain (Pazar) i thonë në Anglisht, i negocimeve me biznesin në varësi me humorin e drejtuesve të qeverisë”, thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lëvizja “Bashkë”, Mirela Ruko, thotë se kjo histori ekspozon standardet e ndryshme mes qytetarëve të thjeshtë dhe ndërtuesve të mëdhenj.
“Si mendoni se do ndjehet një qytetar se është dënuar përshembull se ka bllokuar ballkonin e vet për të zgjeruar pak hapësirën e shtëpisë së vet, ndërkohë nga ana tjetër kemi një njeri që ndërton pesë gjashtë kate mbi lejen e ndërtimit dhe mbi atë s’ka ndodh asgjë. Ligji nuk qenka i barabartë e ne nuk jemi të barabartë para ligjit të gjithë njësoj”, thotë zonja Ruko.
Sipas Ministrisë së Financave, pallatet e konfiskuara do t’u kthehen ndërtuesve pasi të paguajnë vlerën e plotë të parablerjes, ndërsa më pas mund të aplikojnë për azhurnimin e lejeve të ndërtimit. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!