Partia Demokratike e Kosovës përmes një aksioni simbolik ka reaguar përsëri për aferën “Droga”, ku ishte i përfshirë asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili javën e kaluar u arrestua si pjesë e një grupi kontrabandues në Shqipëri, pasi iu zunë mbi 11 mijë e 300 doza drogë, që kapin shumën rreth gjysmë milioni euro.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se rinia e PDK-së ka vendosur një baner para Qeverisë së Kosovës me mbishkrimin “KONKURS për Diler të Drogës”.
Sipas njoftimit thuhet se kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Trim Syla ka thënë se sot se “në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, po e shpallin këtë konkurs”.
“Siç e dini, asamblisti i kësaj partie është zënë me drogë, me 11.300 doza ekstazi, prandaj, e kuptojmë që kanë mbetur keq për shpërndarës të drogës brenda dhe jashtë Kosovës”, theksoi ai.
Syla tha se Qeveria Kurti mund të mos ketë libra dhe bukë për qytetarët, po drogë ka me bollëk.
“Sot, kur po flasim, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës , nga mbi 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë. Ndërkaq, rreth 100 mijë të rinj e kanë lëshuar vendin në dy vitet e fundit. As nuk po mund ta paramendojmë edhe sa të tjerë do të ikin nga janari. Përdorimi dhe shpërndarja e drogës nga partia në pushtet, po i ndihmon edhe njërës edhe tjetrës. Kjo Qeveri ndoshta libra edhe bukë nuk ka, po drogë ka sa të duash”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare