LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Arsimit në Pejë: Nuk e di si do t’i blejnë prindërit librat për fëmijët e tyre

Drejtori i Arsimit në Pejë: Nuk e di si do t’i blejnë prindërit librat për fëmijët e tyre

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega, teksa ka folur për vendimin e Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të blihen nga prindërit me rimbursim, ka rrëfyer për sfidat e mundshme që mund të përballen në procesin e furnizimit me libra për nxënësit.

Gega ka theksuar se, megjithëse të gjithë pajtohen që mësimi duhet të fillojë me 1 shtator, ka shqetësime lidhur me koston që prindërit do të kenë për blerjen e teksteve shkollore.


Ai ka shprehur gatishmërinë e drejtorëve të komunave të arsimit për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje nëse është e nevojshme.

“Të gjithë jemi të pajtimit që mësimi të fillojë me 1 shtator. Do të ketë koston e vet nëse do të shkohet në formën e furnizimit me tekstet shkollore në procesin e mësimnxënies. Sidoqoftë drejtorët  komunalë të arsimit janë të gatshëm që për çdo mundësi që kërkohet të jemi pjesë e realizimit të kësaj çështjeje, nëse e mendojmë që është e domosdoshme”, është shprehur ai për RTV Dukagjini.

Ai ka vlerësuar se, megjithëse Ministria, sipas tij, ka vullnet për të ndryshuar situatën, momenti i përzgjedhjes është gabim për shkak të afatit të shkurtër para fillimit të vitit shkollor. Kjo, sipas tij, mund të sjellë sfida të jashtëzakonshme.

Gega ka shfaqur edhe shqetësimin lidhur me mënyrën se si do të veprohet në praktikë ky ndryshim, duke theksuar se prindërit e kanë lirinë e zgjedhjes së teksteve, ndërsa ka dyshime se si do të organizohet ky proces në mënyrë efikase.

“Nuk e di si do të veprohet, si do t’i blejnë prindërit librat. Kush do ta bëjë përzgjedhjen e teksteve shkollore, kur kanë lirinë e përzgjedhjes, dikush punon me librat të Dukagjinit, dikush me librat e tjetër shtëpie botuese. E tash prindi cilën do ta zgjedh? Mos ta hamendësoj, mirëpo sigurisht që do të ketë kokëçarje të jashtëzakonshme”, ka thënë Gega.

Gjithashtu, Gega ka njoftuar se një mbledhje është mbajtur për këtë çështje. Ai ka shprehur shqetësimin e tij se drejtorët komunal të arsimit nuk janë ftuar në këtë takim, ndërsa ata siç ka thënë ai ata kanë rolin zyrtar në procesin e marrjes së vendimeve për tekste shkollore.

“Një mbledhje e mbajtur, ku ka qenë e ftuar ministrja Nagavci, por nuk ishte në takim, nuk ishin në takim asnjë përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, që të marrim informata shtesë. Po në të njëjtën ditë thirret Këshilli i Prindërve në nivel të Kosovës në Ministri, por nuk duhet të thirret para drejtorëve komuna të arsimit, sepse aty është ana ligjore zyrtare e gjithë asaj. Larg asaj që të anashkalohet Këshilli i Prindërve. Por, të thirret Këshilli i Prindërve dhe të mos thirren drejtorët komunalë të Arsimit në këtë periudhë, ku edhe një jave do të fillojë procesi mësimor, besoj që do ta ketë koston e vet”, ka deklaruar ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori