LAJMI I FUNDIT:

Klubi kroat lajmëron se futbollisti i tyre është i zhdukur, policia nuk përjashton mundësinë që është rrëmbyer

Klubi kroat lajmëron se futbollisti i tyre është i zhdukur, policia nuk përjashton mundësinë që është rrëmbyer

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kroaci, ku klubi kroat HNK Gorica ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për futbollistin e tyre Abdullah Hameed.

Sulmuesi anësorë ishte bashkuar me Goricën pas një përvoje tre mujore me skuadrën hungareze Zalaegerszeg, derisa më 9 gusht ishte prezantuar te klubi kroat.


Gorica ka bërë një publikim në faqen e tyre zyrtare, ku ka raportuar zhdukjen e futbollistit të tyre pasi nuk kanë asnjë gjurmë nga ai.

Të shtunën, më 19 gusht, Hameed u largua nga Kroacia për në Budapest për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri, ndërkohë që prej ditës së hënë, nuk është bërë më i gjallë.

Futbollisti kishte një Porsche të bardhë ‘Taycan’ me targa suedeze, teksa ka pasaportë irakiane dhe suedeze.

Ai së fundmi nënshkroi kontratë deri në verën e ardhme me Goricën. Policia nuk përjashton mundësinë që Hameed të jetë viktimë e një rrëmbimi, duke qenë se ai vjen nga një familje e pasur.

“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hameed të kontaktojë klubin apo stacionin më të afërt të policisë”, ka shkruar klubi kroat në faqen e tyre zyrtare.

Hameed e ka nisur karrierën tek Mjallby U19, teksa ka luajtur për disa skuadra të rangit të ulët para se të bënte hapin e madh në karrierë duke nënshkruar me Goricën. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori