Nga sharja te gishti në hundë – shprehitë e këqija që janë të mira për ju dhe ato që ju rëndojnë
Për të gjitha shprehitë e shëndetshme, do të ketë disa që kalojnë kufirin nga e mira në sinqerisht të keqe. Por, këto sjellje në dukje të padëmshme, nëse janë të rënda, mund të kenë në të vërtetë efekte negative.
Gishti në hundë, për shembull, është zbuluar se trefishon mundësinë e infektimit me coronavirus, sipas një studimi holandez të 200 punonjësve të kujdesit shëndetësor. Studiuesit zbuluan se 17 për qind e atyre që kruajnë hundën zhvilluan COVID, krahasuar me vetëm 5.9 për qind të atyre që nuk e kruajnë.
Shprehitë mund të jenë të ndërlikuara për t’u eliminuar në fillim, me European Journal of Social Psychology që sugjeron se duhen 18 deri në 254 ditë për ta larguar një të tillë.
Por, përpara se ta largoni tuajën, vlen të përmendet se disa zakone të neveritshme janë në fakt të mira për shëndetin tuaj – shkruan The Sun.
Të mirat
Sharja: Mendohet se sharja çliron stresin dhe mund të shuajë ndjesinë e dhimbjes fizike. Edhe pse konsiderohet qesharake, psikologët besojnë se sharja është e mirë për ne. Është një mënyrë për të çliruar emocionet e ngulitura.
Përtypja: Përtypja e çamçakëzit për 20 minuta pas ngrënies është vërtetuar se redukton pllakën e dhëmbëve, forcon smaltin dhe ul inflamacionin e mishrave të dhëmbëve. Përtypja e çamçakëzit gjithashtu inkurajon prodhimin dhe çlirimin e sasisë më të madhe të pështymës. Vetëm sigurohuni që çamçakëzi juaj të jetë pa sheqer, për t’i mbrojtur dhëmbët tuaj.
Pastrimi i shpejtë: Nëse nuk jeni duke bërë stërvitje të rregullta me shumë djersitje, ndoshta nuk keni nevojë të bëni dush më shumë se një herë në dy deri në tri ditë. Sa herë që bëjmë dush, heqim vajrat natyralë që formojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Lëkura mund të ndihet e shtrënguar, e thatë dhe me kruarje, ndërsa alergjenët mund të hyjnë më lehtë në shtresat e jashtme të lëkurës, duke shkaktuar acarim të mëtejshëm dhe reaksione alergjike. Kur i lani flokët me shampo shumë shpesh thahen, duke bërë që flokët të thyhen.
Urinimi gjatë dushit: Urinimi gjatë larjes nuk mund të shkaktojë ndonjë dëm, megjithëse disa ekspertë sugjerojnë se mund t’i dobësojë muskujt e pelvikut dhe kontrollimin e fshikëzës. Urina është zakonisht sterile, kështu që nuk mund të transmetoni një infeksion nëse nuk e keni një të tillë, dhe shumica e njerëzve me një infeksion të traktit urinar janë shumë simptomatikë dhe dinë gjithçka për të. Urina ka erë dhe nëse doni të urinoni në dush, do t’ju duhet ta pastroni shumë mirë më pas.
Të këqijat
Gishtat në gojë: Rreth 20 deri në 30 për qind e popullsisë kafshon thonjtë e tyre. Kjo mund të rezultojë në shtrembërim të shtratit të thonjve dhe infeksione rreth tij, shkurtim kronik të thoit dhe transmetim të infeksioneve nga dora në gojë, siç është HPV (papillomavirusi). Mund të inflamohen edhe mishrat e dhëmbëve. Gjithashtu mund të çojë në infeksione të tilla, si ‘krimbat e gjirit;, shirit, E.coli dhe salmonela.
Moslarja e duarve: Pas përdorimit të tualetit, ka të ngjarë të keni 200 milionë baktere në duart tuaja, të cilat mund të çojnë në sëmundje nëse nuk pastrohen. Larja e duarve pas përdorimit të tualetit redukton numrin e njerëzve që zhvillojnë diarre dhe të vjella deri në 40 për qind dhe sëmundje të frymëmarrjes deri në 21 për qind. Këshillohet larje me ujë të ngrohtë dhe sapun për 40 sekonda.
Ngrënia e flokëve: Trikofagia është emri shkencor për ngrënien e flokëve – dhe është potencialisht kërcënuese për jetën. Mund të rezultojë në një qime në stomak, duke shkaktuar dhimbje barku, nauze, të vjella, diarre, kapsllëk dhe pengim të zorrëve. Çështjet më serioze përfshijnë aneminë, mungesën e vitaminës B12, sëmundjet e mëlçisë dhe pankreatitin. Mund të nevojitet një operacion për të hequr topin e flokëve.
Shishja e palarë: Kur ka qenë hera e fundit që e keni larë shishen e ujit? Një studim i kohëve të fundit tregoi se shishja mesatare përmban mbi 300.000 mikrobe për centimetër katror – më shumë se një lavaman apo një tualet. Shumica e baktereve në shishe ishin të tilla, si E.coli, një shkaktar i gastroenteritit. Në mënyrë ideale, shishja e ujit duhet të lahet çdo ditë në enëlarëse ose lajeni tërësisht në ujë të nxehtë me sapun duke përdorur një furçë për shishe dhe thajeni me një peshqir letre. Njëkohësisht, mos ia jepni dikujt tjetër, sepse kjo është një mënyrë tjetër se si mund të përhapen infeksionet.
Gishti në hundë: Përveç COVID-it, ka shumë arsye pse duhet ta ndaloni futjen e gishtave në hundë. Kruarja e hundës, e quajtur edhe rhinotillexomania, është e zakonshme te fëmijët dhe të rriturit. Në një sondazh, 91 për qind e të rriturve e pranuan atë. Nëse është shumë e shpeshtë, e dhunshme ose bëhet me thonj të mprehtë, mund të shkaktojë gjakderdhje nga hunda dhe ta dëmtojë septumin e hundës. Mund të çojë në infeksione të frymëmarrjes ose të sinuseve dhe në raste të rralla, në mpiksje gjaku.
Moskujdesi gjatë teshtitjes: Mund të jetë e pamundur të ndalet teshtitja, por mbulimi i gojës ndihmon në kontrollin e përhapjes së mikrobeve. Një teshtitje mund të dërgojë deri në 100.000 organizma në ajër duke udhëtuar me shpejtësi prej 45 m/s. Këto përfshijnë virusin sincicial të frymëmarrjes, gripin dhe adenoviruset, të cilët shkaktojnë ftohjen e zakonshme.
Brusha e huaj: Nëse e harroni furçën e dhëmbëve, mund të prireni ta përdorni të dikujt tjetër. Furça e dhëmbëve kontaminohet me baktere sa herë që e përdorni. Një furçë dhëmbësh mund të mbajë më shumë se 100 milionë baktere, duke përfshirë E.coli dhe bakteret stafilokokë. Ekziston gjithashtu një rrezik i mundshëm që dikush me hepatit C mund ta kalojë atë përmes një furçe dhëmbësh të përbashkët.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje