Akademiku Hivzi Islami ka mbajtur sot ligjëratën “Vendbanimet e Kosovës”, të cilën e prezantoi në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po mbahet në Prishtinë.
Pas një historiku të shkurtër të zhvillimit të demografike mijëravjeçare në aspektin global, akademiku Islami ka prezantuar një vështrim historik, politik e social të vendbanimeve dhe zhvillimeve demografike të Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot.
Sipas akademikut Islami, në Kosovë ka 1,468 vendbanime, 13 prej tyre janë qendra urbane që kanë mbi 10 mijë banorë dhe 24 seli të tjera që mund të quhen ose jo qytetet.
Duke folur mbi zhvillimet demografike, ai ka thënë se gjendja demografike në vendbanimeve në Kosovë në 10 vitet e fundit është dramatike për shkak të uljes së lindshmërisë dhe largimit të qytetarëve jashtë vendit.
Edhe pse nuk ka të dhëna të reja, pasi regjistrimi i fundit i popullsisë dhe ekonomive familjare është bërë në 2011, Islami tha se statistikat e ndryshme japin një gjendje dramatike demografike të vendbanimeve të Kosovës.
“Kurrë gjendje më dramatike nuk kemi pasur. Në periudhën 2010-2020 numri lindjeve zbret nga 33 mijë në rreth 20 mijë me tendenca zvogëlimi. Një vlerësim është që në këto 10 vjet rreth 300 mijë veta e kanë braktisur vendin, që është humbje e madhe për ekonominë dhe shoqërinë tonë”, deklaroi Islami, raporton Kallxo.com.
Ai kujtoi fundin e drejtorit të vitit 2014 dhe janarin e vitit 2015 kur sipas tij mbi 100 mijë persona braktisën vendin.
“Me 10, 20, 30 autobusë i shihnim tek largoheshin dhe nuk dinte kush se çfarë po ndodhë, nuk ka qenë në pyetje faktori as ekonomik as social e as politike. Hulumtime që unë i kam bërë del se ishin matrapazët, trafikantët, grupet e krimit të organizuar që nxitën këto ikje, por edhe mungesa e liberalizimit të vizave, pasi ne dëmtuam vetëm, pasi më 2016/17, ne mund të merrnim liberalizimin e vizave”, tha Islami gjatë ligjëratës së tij.
Po ashtu sipas tij, gjendja pritet të përkeqësohet me pakësimin drastike të nxënësve të klasave të para të shkollave fillore, zvogëlim të popullsisë fertile dhe plakjes së popullsisë.Gjatë ligjëratës “Vendbanimet e Kosovës”, akademiku Islami ka folur edhe për zhvillimin e vendbanimeve rurale dhe urbane në Kosovë, sidomos pas daljes së qytetarëve me punë jashtë shtetit dhe problemet pas vitit 1981, kur tha se kanë filluar përplasjet dhe rezistenca ndaj Serbisë, e cila kishte synim të zhbënte autonominë e Kosovës.
Gjatë kësaj ligjëratë është bërë edhe prezantimi i veprës “Leksikon i vendbanimeve të Kosovës” i botuar në tri vëllime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovë, më bashkautor dhe redaktor akademikun Hivzi Islamin.
Duke folur për realizmin e leksikonit, një prej autorëve, Arsim Ejupi, tha se sfidë ishte mbledhja e të dhënave për vendbanimet serbe, sidomos në pjesën veriore të Kosovës.
“U përballem me sfida për mbledhjen e të dhënave për vendbanime me popullsi serbe, dhe u detyruam të përdoronim metoda alternative, të dhëna nga administrata, studime të vjetar, regjistra për të plotësuar të dhënat për ato vendbanime”, tha Ejupi.
Ndërsa, Valbon Bytyqi dha një pasqyre të shkurtër të zhvillimit gjeohapësinor të qytetit të Prishtinës, që dikur e përshkonin tre lumenj, të cilët filluan të shteronin pas rritjes së qytetit.
“Ndodhet në një pozicion të përshtatshëm dhe një pikë takimi i shumë rrugëve dhe burimeve ekonomike, sidomos pranisë së ujit edhe pse Prishtina sot është i vetmi kryeqytet evropian pa lumë, por që dikur përshkohej nga tre lumenj”, tha ai.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturës shqiptare ka nisur më 14 gusht edicionin e 41-të.
Gjatë këtij edicioni janë paraparë të mbahen një sërë ligjëratash, ligjërim nga shkencat albanologjike e kurse të gjuhës shqipe në tri nivele për seminaristët e huaj. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendet thika me të cilën dyshohet se u godit për vdekje 14-vjeçari Martin Cani
Dy lëkundje sizmike në Shqipëri, tërmetet godasin në Shkodër dhe Çorovodë
Petrova: Mbledhja e të ardhurave tatimore është mjaft stabile, kemi pagesë më të lartë krahasuar me vitin e kaluar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje