LAJMI I FUNDIT:

Një turist në Split ka marrë një faturë prej 151 eurosh për 0 kilometra vozitje

Një turist në Split ka marrë një faturë prej 151 eurosh për 0 kilometra vozitje

Një foto e faturës së një turisti të tronditur, i cili ka paguar 151 euro për një udhëtim me taksi është shpërndarë në në Facebook.

“A është kjo fatura e saktë e taksisë që ka marrë pak kohë më parë një turist i befasuar?”, thuhet në përshkrimin e fotos së faturës.

Në letër thuhej se distanca e rrugës ishte zero kilometra, dhe koha e vozitjes ishte dy sekonda të tëra. Shuma e ngarkuar për këtë “marrëdhënie” ishte 151 euro.


Duket qartë se taksisti ka tentuar ta mashtrojë turistin duke i ngarkuar një shumë të madhe parash dhe se kur i ka kërkuar faturën, ka futur në mënyrë arbitrare një numër dhe ka ndezur taksimetrin vetëm për dy sekonda.

Bëhej fjalë në fakt për veturën nga Spliti në aeroport, i cili është rreth 25 kilometra nga vetë qyteti.
“Nëse ai përshkoi 25 kilometra në dy sekonda, kjo është super e lirë, në një minutë shtesë do të kishin arritur në Berlin”, bëjnë shaka ata në komentet poshtë postimit.

“Për në Tokio është më lirë”, “Është super tarifë për dy sekonda, 151 euro, duhet të punoj pesë ditë”, “Është teleportim me taksi”, lexojnë disa nga reagimet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja nga Virgjinia gjen një kujtim të çuditshëm 84-vjeçar në frigoriferin e nënës së vdekur

Gruaja nga Virgjinia gjen një kujtim të çuditshëm 84-vjeçar në frigoriferin e nënës së vdekur

Interesante
Parkoi veturën dhe shkoi në pushime, gjermanin e priste befasia e pakëndshme kur u kthye në aeroportin e Frankfurtit

Parkoi veturën dhe shkoi në pushime, gjermanin e priste befasia e pakëndshme kur u kthye në aeroportin e Frankfurtit

Interesante
Një burrë i dehur kishte vendosur të

Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës

Fun
Iluzioni optik që po habit njerëzit: A mund ta gjeni ariun e fshehur?

Iluzioni optik që po habit njerëzit: A mund ta gjeni ariun e fshehur?

Interesante
Pamjet e milingonës që zvarritet brenda ekranit të laptopit bëhen virale

Pamjet e milingonës që zvarritet brenda ekranit të laptopit bëhen virale

Fun
Derrat e egër “pushtojnë” rrugët e qytetit anglez

Derrat e egër “pushtojnë” rrugët e qytetit anglez

Interesante
Kalo në kategori