LAJMI I FUNDIT:

Rusia rrit normat e interesit në 12 për qind, rubla bie në nivelit më të ulët në 17 muaj

Rusia rrit normat e interesit në 12 për qind, rubla bie në nivelit më të ulët në 17 muaj

Rusia ka rritur normat e interesit në 12 për qind pasi rubla bie në nivelin më të ulët në 17 muaj.

Banka e Rusisë tha se vendosi të rrisë normat e interesit nga 8.5 për qind për të frenuar inflacionin, i cili arriti në 4.4 për qind në muajin gusht.

Presioni është rritur mbi ekonominë ruse për shkak të rritjes së importeve më shpejt se eksportet dhe shpenzimet ushtarake në rritje pas nisjes së agresionit ushtarak në Ukrainë.


“Rritja e qëndrueshme e kërkesës së brendshme duke tejkaluar kapacitetin për të zgjeruar prodhimin përforcon presionin themelor inflacioniste dhe ka ndikim në dinamikën e kursit të këmbimit të rublës nëpërmjet rritjes së kërkesës për importe”, tha Banka e Rusisë në një deklaratë.

Rubla ruse bie afër nivelit më të ulët të 17 muajve
Lexo po ashtu Rubla ruse bie afër nivelit më të ulët të 17 muajve

Rusia është vënë në shënjestër të sanksioneve nga vendet perëndimore pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Rubla ka humbur rreth një të katërtën e vlerës së saj në përgjithësi kundrejt dollarit amerikan që kur Ukraina u pushtua dhe këtë javë u nevojitën më shumë se 100 rubla për të blerë një dollar.

Nuk është hera e parë që Banka e Rusisë është agresive me rritjen e normave të interesit. Kur Rusia sulmoi për herë të parë Ukrainën, banka ngriti normat e interesit nga 9.5 për qind në 20 për qind, por filloi t’i shkurtojë ato menjëherë më pas.

Analistët kanë thënë se një faktor kryesor në dobësimin e rublës ka qenë tregtia e Rusisë dhe për rrjedhojë ekonomia e saj, e goditur nga sanksionet perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori