Para disa javësh kryeministri Albin Kurti inauguroi punimet për zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë.
Për zgjerimin e kësaj rruge u tha se janë zgjedhur kompanitë më të mira dhe më konkurrente, e puna u mbikëqyr nga kryeministri edhe gjatë natës. Ai premtoi cilësi.
Mirëpo një inspektim i kryer më 14 gusht 2023 nga inspektorët e Komisionit të Pavarur për Minierat dhe Mineralet nxori në pah probleme serioze.
Njëra nga kompanitë fituese është zënë duke eksploatuar kundërligjshëm. Makineritë e saj u hasën nga Inspektorati i Minierave duke marrë materiale në zonë të ndaluar.
Mediumi ka qenë në vendin e ngjarjes, ku janë hasur ekskavatorë dhe kamionë të kompanisë që po punonin aty.
Materialet sipas KPMM-së janë duke u nxjerrë në kundërshtim me ligjin, pra në mënyrë ilegale e pa licencë.
Zëvendëskryeinsektori i KPMM-së, Naim Sejdiu, në një prononcim për Kallxo tha se sot në një ditë të punës së tyre rutinë, kanë dalë në Komunën e Podujevës dhe gjatë inspektimeve kanë hasur në këtë operator, që sipas tij është ilegal.
“Këta saktësisht janë duke marrë resurs mineral, duke e vendosur në trase të rrugës, e cila ka kalu përmes prokurimit, përmes projekteve dhe konstatojmë se materiali është ilegal, pa licencë” – thotë Sejdiu.
Ai tutje thotë se me të hasur në këtë operator dhe në veprimet e jashtëligjshme kanë filluar me procedurat e nevojshme.
“Kemi bërë lajmërimin e veprës penale në Polici, kemi bërë urdhëresën, tash presim me ardhë hetuesit, prokurori edhe me u marrë me rastin. Është mirë ta konstatoj se materiali resurs është duke u marrë në mënyrë ilegale, duke u vendosur në projekte legale” – tha zv.kryeinspektori.
Sejdiu u pyet nëse materiali në fjalë do duhej të kontrollohej para se të kalonte në rrugë, e ai tha se diçka e tillë do duhej të ndodhte.
“Po normal që ish dashtë me u kontrollu, fillimisht projekt menaxheri i ndërmarrjes, i rrugës. Ky material unë nuk mundem me thanë aspak që i plotëson kriteret apo s’i plotëson standardet me e qitë në rrugë për arsye se është i palicencuar, kështu që organi mbikëqyrës e ka këtë detyrë, edhe Ministria e Infrastrukturës duhet me e mbikëqyrë rrugën, çfarë materiali po qitet në rrugë, a është me licencë apo pa licencë” – tha Sejdiu.
“Materiali për momentin ky çka është këtu është pa licencë, është, do të thotë, ilegal. Sikur me e bë një vepër hajnie ta zëmë në ndonjë market apo diçka a me paralajmëru atë a? Ky është aktivitet ilegal, është shpallur ilegal edhe duhet të merren masa deri në fund” – vazhdoi tutje ai.
Zëvendëskryeinspektori tregoi edhe për veprimet që duhet të merren tash e tutje.
“Gjoba merret, tash është bërë raporti në vendin e ngjarjes, përgatitet raporti final, janë marrë koordinatat, shërbimi gjeodezik e bën matjen e masës së shfrytëzuar të resursit mineral, përgatitet raporti financiar, brenda pesë ditëve ne e dërgojmë në stacion policor në Podujevë, ku janë të obliguar hetuesit dhe prokurori me vazhdu më tutje” – tha Sejdiu.
Ai tutje shtoi se problem tjetër është që në projekte po përmendet edhe termi “material rrethanor”. E që sipas tij ky term po lejon mundësin e keqpërdorimit.
“Projektet që po kalojnë përmes procedurave të prokurimit unë nuk e di se ndërmarrja mu ma tha se në projekt unë e kam me marrë material rrethanor. Unë mendoj që kjo fjalë duhet me u heqë nga projekti. Material rrethanor ka kuptimin e gjerë, do të thotë po ia jep mundësinë shko merr ku të duash material, duhet me u heqë termi ‘material rrethanor’, kjo është mundësi e keqpërdorimit, kurrgjë tjetër” – shprehet Sejdiu.
Mediumi në vazhdimësi ka raportuar për problemet që ka projekti për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, përfshirë kompanitë që kanë përfituar tenderë janë eksploatuse.
Ministri i infrastrukturës Liburn Aliu u pyet për këtë temë në konferencë për shtyp, por ai nuk dha përgjigje nëse tenderët do ndërpriten./Kallxo/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve
Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman