Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar, Aleksandër Zaka i ekzekutuar me një plumb pas koke më 12 Gusht në ishullin e Salaminës në Greqi.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se autoritetet greke janë vënë në kërkim të tij teksa shtojnë se ka dyshime që vrasësi të ketë qëndruar në shtëpinë e shqiptarit të vrarë.
Për kapjen e tij policia greke ka nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e vrasësit, i cili kreu krimin për shkaqe ende të paqarta.
Emri i autorit nuk bëhet me dije nga ana e policisë, por mësohet se ai është një person i njohur per autoritetet pasi në të shkuarën ka patur probleme në fushën e narkotikëve.
Aleksandër Zaka me origiinë nga Lushnja u vra me plumb në kokë mesditën e së Shtunës së kaluar në ishullin Salamina të Greqisë.
Ai u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga një mik i tij, edhe ky shqiptar, i identifikuar si Fatjon Pjetri. Ishte ky i fundit që lajmëroi policinë për ngjarjen, e cila nisi menjëherë hetimet.
51 vjeçari, Zaka mësohet se ishte një person jo problematik dhe që emri i tij nuk ishte lakuar asnjëherë për probleme me ligjin.
https://www.youtube.com/watch?v=6ouZrbd5Mgk&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2F&source_ve_path=Mjg2NjY&feature=emb_logovv `
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251