LAJMI I FUNDIT:

Pak pas ndarjes nga Lucy Boynton, Rami Malek konfirmon romancën e re me Emma Corrin

Pak pas ndarjes nga Lucy Boynton, Rami Malek konfirmon romancën e re me Emma Corrin

Rami Malek ka konfirmuar lidhjen e tij me Emma Corrin të “The Crown”, teksa ata u panë duke u puthur këtë javë, një muaj pasi u fotografuan së bashku.

Sipas The Sun, fituesi i “Oscar”, 42 vjeç, dhe ylli i Netflix, 27 vjeçare, e cila identifikohet si jo-binare, kanë shijuar një varg takimesh pas ndarjes së tij nga Lucy Boynton, 29 vjeçare.


Të mërkurën, çiftit ‘dukej se nuk e kishin mendjen se kush mund t’i shihte’, ndërsa po hanin drekë në restorantin Buoy and Oyster në Margate, Kent.

Foto: Eroteme.co.uk

Në një foto, Ema dhe Rami shihen të ulur së bashku në një tavolinë duke shijuar menynë.

Rami Melek dhe Lucy Boynton ndahen pas pesë vitesh së bashku
Lexo po ashtu Rami Melek dhe Lucy Boynton ndahen pas pesë vitesh së bashku

“Ata ishin shumë ta pasionuar dhe shikonin në sy njëri-tjetrin. Ata putheshin dhe dukej se nuk e kishin mendjen se kush mund t’i shihte”, tha një dëshmitar okular.

Foto: Shutterstock

“Rami dhe Ema thjesht dukeshin të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk i kushtonin vëmendje askujt tjetër”, shtoi burimi.

Të njëjtit u panë bashkë për herë të parë në koncertin e Bruce Springsteen në BST Hyde Park në Londër më 8 korrik.

Foto: Getty Images

Kjo vjen pas raportimeve se ylli i “No Time To Die” dhe aktorja ishin ndarë pas më shumë se pesë vitesh së bashku. /Telegrafi/

Foto: Shutterstock