LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një person në vendin e punës në Prizren

Lëndohet një person në vendin e punës në Prizren
Foto: Ilustrim

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi i njëjti gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në Prizren.


Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar  pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në vendin e ti të punës është lënduar. Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, viktima është dërguar në tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit rast vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/