Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka folur për kohën kur dëshmori i kombit, Zahir Pajaziti, kishte shkuar në Shqipëri.
Islami tha se Zahir Pajaziti në vitin 1996 kishte hyrë në Shqipëri bashkë me shokun e tij Qerim Kelmendi, i cili ishte i plagosur.
Sipas Islamit, Zahir Pajaziti kishte menduar që do gjente mbështetje në Shqipëri, të cilën sipas tij nuk e gjeti.
Islami po ashtu tregoi se si Zahir Pajaziti e kishte pasur një përplasje me Azem Sylën në lidhje me luftën në Kosovë.
“Në rastin e Zahir Pajazitit, problemi ka qenë më i ndërlikuar. Zahiri në dhjetor të 96 ka qenë në Shqipëri… Ai ka qenë me Qerim Kelmendin, ai ishte plagos pak më përpara dhe e ka sjellë për mjekim. Ai ka menu që në Tiranë do gjejë mbështetje, nuk ka gjet mbështetje. Ai ka pasur bindjen që lufta drejtohet në Kosovë drejtuesi duhet me qenë në Kosovë. Ka pasur përplasje me Azem Sylën, ka qenë njeri i devotshëm, s’ka pasur hile. Por, koncepti i Zahirit ishte se kush do të flas për luftën dhe të vij në Kosovë”, tha ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takoi ambasadorë të shteteve evropiane, shprehu nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës
Haliti i PDK-së thotë se mund ta bëjnë Qeverinë bashkë me Kurtin
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251