LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Kërçovë – Ohër ende e papërfunduar

Autostrada Kërçovë – Ohër ende e papërfunduar

Autostrada Kërçovë -Ohër pritet të lëshohet në përdorim pas dhjetë vitesh ndërtimi në vitin 2024. Premtime të tilla janë dhënë nga më shumë përfaqësues të ekzekutivit, mirëpo punët në teren në këto ditë gushti po rrjedhin tejet ngadalë, andaj edhe shtrohen më shumë dilema për realizimin e këtyre premtimeve.

Punimet për ndërtimin e kësaj autostrade kanë filluar në shkurt të vitit 2014, nën qeverisjen e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI dhe është dashur të përfundojnë deri në vitin 2018. Por ndërtimi u vonua dhe ndërkohë erdh qeveria e re. Sipas arsyetimit të institucioneve kompetente, zgjatja është kryesisht për shkak të zgjidhjes së çështjeve pronësore juridike, gabimeve në projektim dhe lëshimeve të tjera, siç janë hyrje daljet në autostradë. Me një aneks të Marrëveshjes, fillimisht afati i ndërtimit ishte shtyrë deri më 30 qershor 2021 dhe më pas afati ishte shtyrë sërish edhe për dy vite të tjera, pra deri në fund të vitit 2023. Sipas vlerësimeve fillestare, ndërtimi i autostradës nga Kërçova deri në Ohër është dashur të kushtojë 374 milionë euro, por pas anekseve të shumta shtesë ka arritur në gati 600 milionë euro.

Nga ana tjetër, ministri i Transportit Bllagoja Boçvarski deklaroi muaj më parë se në këtë mandat apo deri në vitin 2024, planifikon të lëvizë përgjatë autostradës Kërçovë-Ohër dhe Gradsko-Prilep. Sipas tij, nuk mund të anashkalohet as ngritja e vonesës eventuale në ndërtimin e kë saj autostrade në gjykatë n kompetente. Sipas tij, mund të ketë edhe gjoba për kontraktorin nëse nuk respektohen afatet dhe autostrada Kërçovë-Ohër nuk përfundon deri më 31 dhjetor 2023. “Në raport me Kërçovë -Ohër, eventualisht mund të ndodhë që të kemi një procedurë arbitrazhi në të cilën shteti dhe kontraktori do të dëshmojnë se kush është vonuar dhe ku. A është shteti me dokumentacionin e projektit, me procedura të caktuara, kontraktori me procedura të caktuara në pjesën e ndërtimit. së fundi, këto janë shtëpi arbitrazhi që udhëheqin procedurat dhe marrin vendime se kush i ka lëshuar afatet dhe procedurat”, thekson Boçvarski. Ai shton më tej se sido që të jetë pikërisht për këtë është formuar një njësi në Ministrinë e Transportit, që punon ekskluzivisht për zgjidhjen e të gjitha këtyre çështjeve. “Kur erdha në Ministri ishin rreth 70 projekte infrastrukturore dhe të gjitha u miratuan, pastaj procedura pronësore-ligjore vazhdoi me shpronësim, kështu që i zgjidhëm problemet dhe nga ana tjetër u takon kontraktorëve që të plotësojnë pjesën e tyre”, thekson Boçvarski.


Nga Ministria e Transportit presin që kompanitë ndërtimore dhe të tjera si dhe nënkontraktorët në terren që të japin maksimumin e tyre dhe të përfshijnë makineritë dhe personelin teknik maksimalisht në dispozicion për të hyrë në fazën finale të këtij projekti. Nga ky dikaster, thonë se ju kanë ofruar kushte kompanive dhe interesi i jonë ynë kryesor është që të përfundohet punimet brenda afatit të përcaktuar sipas Ligjit. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori