LAJMI I FUNDIT:

Vetura bie nga një shkëmb pranë një ujëvare në Indi – babë e bijë shpëtojnë për mrekulli

Vetura bie nga një shkëmb pranë një ujëvare në Indi – babë e bijë shpëtojnë për mrekulli

Mediat lokale indiane publikuan një video që tregon momentin kur një veturë rrokulliset nga një shkëmb dhe bie në një pjesë të liqenit pranë ujëvarës.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin indian të Madhya Pradesh, më saktë të dielën pranë ujëvarës Lodhiya Kund, e cila është e famshme për vendndodhjen e saj të njohur turistike.


Mediat lokale raportuan se një vajzë adoleshente ishte në veturë në atë moment dhe se babai i saj ra në ujë ndërsa përpiqej ta shpëtonte.

View this post on Instagram

A post shared by BBC News (@bbcnews)

“Disa njerëz janë hedhur për të shpëtuar babanë dhe vajzën. Nuk u raportuan lëndime serioze”, shkruan bbc.

Ndërkohë, policia indiane bëri të ditur se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia pasi vetura ka qenë e parkuar shumë pranë ujit ose një shkëmbi 15 metra të lartë.

Sipas njoftimit të policisë, vetura ka rënë nga shkëmbi për shkak se në atë moment nuk ka qenë i kyçur frena e dorës.

Kjo ngjarje në Indi nuk ishte një incident i izoluar. Një tragjedi e ngjashme ka ndodhur më herët në ujëvarën Mohadi ku dy të rinj humbën jetën pasi ranë në ujëvarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Evropa
Kalo në kategori