LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Petrovska viziton ushtarët të cilët do të shkojnë për ndihmë në Slloveni

Ministrja Petrovska viziton ushtarët të cilët do të shkojnë për ndihmë në Slloveni

Pas vendimit për dërgimin e 100 pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut për ndihmë në Slloveni, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjnaka Petrovska dhe gjenerali Vasko Gjurçinovski në kazermën “Strasho Pinxhur” i vizituan ushtarët të cilët po bëhen gati për të shkuar në Slloveni.

Petrovska u tha pjesëtarëve të armatës se në kohë të vështira shihen miqtë dhe aleatët e vërtetë.


“Sllovenia është një nga aleatët më të afërt dhe ka nevojë nga ju, nga përkushimi dhe profesinalizmi juaj. Me gatishmërinë tuaj të shkoni dhe të tregoni se jeni mbrojtës jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për qytetarët e gjithë vendeve aleate”, u tha ushtarëve ministrja Petrovska.

Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë dy shtete mike.

Ndryshe, edhe presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme u shpreh i gatshëm të ofrojë ndihmë për të ndihmuar Slloveninë pas reshjeve që ndodhën atje./Telegrafi/