LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohen dy të mitur që kishin ngecur me varkë në liqenin e Ohrit

Shpëtohen dy të mitur që kishin ngecur me varkë në liqenin e Ohrit

Nga MPB njoftojnë se sot rreth orës 09:35 është raportuar se një varkë me dy të mitur, në mënyrë të pakontrolluar po largohej në drejtim të kufirit me Shqipërinë.

Nga MPB thonë se janë marrë masat e duhura dhe se dy të miturit janë shpëtuar.

“Sipas raportit, anëtarët e klubit të kanotazhit i janë afruar varkës, por për shkak të erës së fortë nuk kanë mundur ta nxjerrin në breg. Pas marrjes së masave, punonjësit policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit”, stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Frangovë” dhe pjesëtarë të klubit të kanotazhit kanë gjetur varkën një kilometër para hotelit “Izgrev” në Strugë, pas çka me skaf zyrtar të miturit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë transportuar në mënyrë të sigurtë në bregun e liqenit”, shtojnë nga MPB.


Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Lajme
Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Lajme
Me mure të larta, mes një kodre dhe palestër brenda, inaugurohet burgu i grave në Pogradec

Me mure të larta, mes një kodre dhe palestër brenda, inaugurohet burgu i grave në Pogradec

Lajme
Kalo në kategori