Ejup Maqedonci është emëruar sot ministër i Mbrojtjes.
Maqedonci është emëruar ministër i Mbrojtjes, pasi nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje Armend Mehaj.
Kush është Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci?
Ejup Maqedonci ka lindur më 9 maj 1977 në Prishtinë ku edhe është rritur. Në vitin 1996, ai ka migruar në Zvicër ku ka jetuar rreth dy vite, shkruan Telegrafi.
Me të ngjarë sulmi në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998, Ejup Maqedonci ishte kthyer në Shqipëri më 18 mars 1998, ku pas stërvitjeve ushtarake kishte hyrë në Kosovë si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I njohur me nofkën e luftës Komandant Uki, Ejup Maqedonci ka qenë komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit. Pas luftës, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Ejup Maqedonci ka komanduar për dhjetë vite (1999 – 2009) Batalionin e Kërkim Shpëtimit.
Maqedonci ka qenë komandant i dy operacioneve të para jashtë vendit të FSK-së, të kryera në janar dhe në dhjetor të vitit 2010, në ndihmë zonave të përmbytura të Shkodrës, pas të cilave është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë atë kohë, Bamir Topi. Nga viti 2014 deri më 2018, Maqedonci ka qenë Shef i Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë.
Ai ka përfunduar studimet në dy kolegje ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mban titujt “Master i Shkencave dhe i Arteve” nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2012 – 2013) dhe titullin “Master i Studimeve Strategjike” fituar nga Kolegji i Luftës në Pensilvani më 2018 – 2019, ku kishte diplomuar si “Superior Gratuated”.
Pas kthimit në Kosovë nga ShBA-ja në vitin 2019, ai është graduar me gradën kolonel dhe nga ajo kohë e deri në fillim të vitit 2023, Kolonel Ejup Maqedonci ka qenë Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Njëkohësisht nga ky pozicion, ai ka shërbyer si oficer këshilltar për Mbrojtje dhe Siguri i Kryeministrit të Kosovës (2021 – 2023).
Ministri Ejup Maqedonci është Qytetar Nderi i Qytetit të Leavenworthit në Amerikë. Ai ka kryer dhjetëra trajnime ushtarake brenda dhe jashtë vendit si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani të Madhe, në Gjermani, në Japoni etj. Maqedonci ka shërbyer 25 vite në ushtrinë e Kosovës prej të cilës është demobilizuar më 10 korrik 2023, duke qenë në gradën e kolonelit.
Maqedonci është nga Prishtina, ku edhe jeton. Ai është i martuar me Arbërie Veliun nga Prishtina, e cila gjithashtu është veterane e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Maqedonci është baba i tri vajzave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler