Sllovenia kërkon ndihmën e NATO-s dhe BE pas motit të jashtëzakonshëm me rrebesh dhe përmbytje të mëdha. Dëmet e shkaktuara kapin vlerën e disa qindra milionë eurove.
Pas përmbytjeve të mëdha në Slloveni ky vend ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe BE.
Sllovenisë i duhen helikopterë të rëndë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5 tonë për transporte dhe 200 ushtarë për detyra të mbrojtjes nga katastrofa dhe shpëtimi.
Nga BE Sllovenia kërkon 30 ekskavatorë shpëtimi dhe 30 makineri speciale për kontrollin e ujërave dhe inxhinierë.
Ndërkohë kanë filluar evakuimet pas shkatërrimit të një dige në lumin Mur. 500 vetë duhet të largoheshin me shpejtësi nga fshati Bistricë, raportuan mediat lokale.
Por edhe zona të tjera janë të rrezikuara thuhet nga autoriteti i mbrojtjes së katastrofave natyrore.
Kjo është katastrofa më e madhe natyrore në historinë e shtetit të ri ballkanik, të pavarësuar në vitin 1991 nga ish-Jugosllavia.
Kryeministri slloven, Robert Golob e vlerësoi dëmin në më shumë se 500 milionë euro.
Më së shumti është dëmtuar infrastruktura e rrugëve, ajo energjetike si edhe disa qindra ndërtesa.
Shumë fshatra sllovenë janë izoluar pas katastrofës. Forcat e shpëtimit dërgojnë ushqime me helikopterë. Lagështia e lartë e tokës rrit probabilitetin e rrëshqitjeve të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Sllovenisë.
Edhe në Austri kërcënojnë rrëshqitje masive të dherave në shpate malore pas shirave të mëdha. Më të prekura nga moti i keq janë Kärnten dhe Steiermark. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare