Nga: Joanna Moorhead / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Mëngjesin pas lindjes së vajzës tonë të katërt, burri hasi në fqinjën tonë, në rrugën tonë, dhe ai ia jep lajmin. Përgjigja e saj e habiti. “Je shumë i zhgënjyer?”, pyeti ajo.
Gary u fut brenda dhe ma përcolli këtë lajm, pas të cilit qeshëm dhe e pimë një gotë shampanjë. Mëngjesin e mëparshëm kisha mbaruar së lexuari [romanin] Gratë e vogla, me njërën prej vajzave të mia më të mëdha; veçse e kisha një ide interesante se do të bëhesha [karakteri] Marmee, nënë e katër vajzave, dhe tash e kisha dëshmuar këtë të drejtë.
Ishim të entuziazmuar se do ta kemi një vajzë tjetër që do t’ia shtojmë gjakut tonë; por shpejt u bë e qartë se bota, ashtu si fqinja jonë, kishte ide të tjera. Dhe, kjo pikëpamje duket se mbështetet nga hulumtimi i publikuar javën e kaluar që zbuloi se lindja e një vajze të tretë, në një familje pa djem, paraqet dëmtim të mirëqenies prindërore – veçanërisht mirëqenies psikologjike të nënës. Gjetjet e publikuara në Journal of Behavioral and Experimental Economics, sugjerojnë se pas ardhjes së një vajze të tretë, nënës i duhet një dekadë e tërë për të rikuperuar plotësisht ndjenjën e mirëqenies. Hulumtimi nuk shtrihet në ardhjen e një vajze të katërt, por përfundimi logjik i tij është se një nënë si unë është në rrugëtim edhe më të ashpër.
Asnjë nga këto nuk korrespondon me atë se si ndihesha unë kur kisha një vajzë të katërt. Kur isha shtatzënë me të parën, mbaj mend se mendoja se ndoshta do të jetë djalë, gjë që e vlerësova si paragjykim të rrënjosur patriarkal – djemtë janë të parët në botën seksiste që na rrethon. Fëmija ishte Rosie. Herën e dytë, pritja ime ishte se këtë herë do ta kem një djalë, gjë që ndoshta bazohej në ligjin e probabilitetit; ardhja e re ishte Elinor. Herën e tretë isha e bindur se do ta kem një djalë, por personi që doli ishte Miranda. Dhe, në kohën kur arrita te Catriona, isha absolutisht e sigurt se do ta kem një vajzë tjetër – dhe kështu ndodhi.
Megjithatë, ajo që nuk mbaj mend ishte ndonjë ndjesi e preferencës në gjithë këtë. Por, patjetër, të tjerët supozuan se e kisha një preferencë – dhe supozimet e tyre ishin jashtëzakonisht të ngjashme me tendencat e zbuluara në këtë studim. Fqinja që mendoi se do të zhgënjeheshim, ishte e para nga shumë të tjerë që të shpresonim për një djalë; dhe, në të vërtetë, kishim shumë komente të ngjashme pas lindjes së vajzës sonë të tretë. Një mik, i cili e kishte një djalë pas katër vajzave, na inkurajoi të “vazhdojmë të përpiqemi”. Edhe shoqja nigeriane që tha se “do të ishe nëna më me fat në fshatin ku linda”, dukej se po përpiqej të më inkurajonte, duke supozuar se do doja që gjinia i fëmijës së katërt të ishte ndryshe.
Më dukej se gjithçka ishte paksa mistifikuese, sepse ajo që më dukej shumë reale ishte se gjinia është vetëm një aspekt i asaj që e bën fëmijën tuaj interesante dhe sigurisht që nuk është elementi më i rëndësishëm. Autorët e këtij studimi të ri shkruajnë për supozimin se prindërit me dy fëmijë të të njëjtës gjini duan një fëmijë të tretë të gjinisë së kundërt, ndërsa thonë se mund të ndodhë që disa prindër të duan një fëmijë të tretë të të njëjtës gjini. Po, prindërit si unë dhe burri im të cilët thjesht e donin një fëmijë tjetër?
I rezistova çdo mundësie për të zbuluar nëse do të kisha vajzë apo djalë, me arsyetimin se ky informacion do të më tregonte vetëm një gjë të vogël për personin individual që do të takoja së shpejti dhe se me këtë do të vinin pritshmëritë, supozimet dhe paragjykimet se ndoshta mund të devijoj nëse prisja të shihja se çfarë lloj personaliteti do të lindja, në vend se çfarë gjinie. Njëzet e një vjet pas lindjes së fëmijës tim të fundit, fakti që ato janë të gjitha vajza nuk na jep shumë të dhëna se kush janë të gjitha ato. Njëra është tifoze e zjarrtë e futbollit dhe ka qenë kështu qëkur ishte e vogël; dy të tjerat fitojnë po aq, ose më shumë, se partnerët e tyre (meshkuj). Në partneritetet e të paktën dy prej tyre, nuk do të habitesha nëse partnerët do të bëheshin kujdestarët kryesorë të hershëm të fëmijëve që ata mund të kenë.
Nuk mund të mos pyes veten – dhe, në fakt duke shpresuar – se ky hulumtim i ri tashmë është i tejkaluar nga një qasje më e ndriçuar: i përdor të dhënat nga dy studime, njëri i bazuar te njerëzit e lindur më 1958, tjetri i bazuar në njerëzit e lindur më 1970.
A mund të jetë që tendencat që studiuesit zbuluan tashmë janë thjesht të vjetruara dhe se, për një grup bashkëkohor të prindërve, ardhja e një vajze të tretë mund të mos shoqërohet me atë që akademikët në këtë punim e përshkruajnë si “goditje negative”? Do të isha e interesuar që në fund t’i lexoj pikëpamjet për këtë temë të pjesëmarrësve në Studimin e Grupit të Mijëvjeçarit, që fokusohet te njerëzit e lindur rreth vitit 2000: ndoshta ata do të kenë një pikëpamje të ndryshme për këtë.
Është e vështirë të kuptosh se çfarë ofron një pjesë e hulumtimit si ky, përtej “të tendencave” dhe një morie të titujve. Në një shoqëri që është gjithnjë e më e vetëdijshme se sa të paqartë mund të jenë kufijtë mes “mashkullit” dhe “femrës” dhe që është shumë më pak e kufizuar nga biologjia (në të gjitha drejtimet pozitive, sipas mendimit tim), hulumtimi si ky duket paksa jashtë kohës. Kështu qëndron edhe pohimi se: “Në rezultatet tona duket se nënat nuk duan të kenë shumë fëmijë të së njëjtës gjini me ta. Është e mundur që kjo nuk e reflekton e vetëm një çështje të fëmijëve, por një çështje të përbërjes së familjes ku nëna nuk dëshiron shumë femra në familje.”
Konkluzioni është xhelozia: se një nënë është disi e programuar për t’u bërë ziliqare ose për të nëpërkëmbur vajzat e veta. Kjo nuk është ndjenja që kam përjetuar ndonjëherë: më duket se i përkas një vendi dhe një kohe tjetër dhe, për fat të mirë, jo hapësirës në të cilën kam rritur fëmijët e mi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje