LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Filloi aplikimi për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2023-2024

MASH Maqedoni: Filloi aplikimi për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2023-2024

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se në rrjedhë është aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2023-2024 për studentët aktualë.

Siç informojnë nga MASH pas përfundimit të afatit për aplikim, kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet do të njoftohen përmes portalit ku kanë parashtruar aplikimin e tyre. Pastaj, Banka Shparkase, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës – subvencionimi i racionit për student, do të thirret në njërën nga filialet për të lidhur marrëveshjen për hapjen e një llogarie të veçantë, lidhur me kartelën pagesore të dedikuar përmes të cilës do të mund të shfrytëzojnë vetëm mjejtet.

Afati i fundit për aplikim përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ është 10 gusht.


Aplikimi për kandidatët të cilët do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror do të zgjasë nga data 1 deri më 7 tetor.

Gjithashtu, mundësia e aplikimit do të jetë e hapur nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji pasardhës, për studentët që nuk e kanë ushtruar më parë të drejtën e tyre për ndonjë arsye./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori