Një person ka rënë në prangat e Policisë së Laçit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se ata ishin të përfshirë në një lokal të përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike kanabis sativa.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Ndërthurja”, i zhvilluar më 27.06.2023.
Identifikohen 2 shtetas të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në qytetin e Laçit.
Vihet në pranga njëri prej këtyre shtetasve, ndërkaq, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër.
Gjatë këtij operacioni, më datë 27 qershor, u zbulua në Laç, një lokal i përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe u arrestuan pronari i këtij lokali dhe një kamerier në këtë biznes.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë dhe ata të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për përcaktimin e plotë të autorësisë së veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në qytetin e Kurbinit, rast i cili u godit më datë 27.06.2023, si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndërthurja”.
Nga këto veprime, u vu në pranga shtetasi, 23 vjeç dhe u shpall në kërkim një tetër shtetas, 23 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e shtetasit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend