LAJMI I FUNDIT:

Musliu përmend emra: Përfaqësues të ekstremit të djathtë të disa shteteve tentojnë të krijojnë tensione ndëretnike

Musliu përmend emra: Përfaqësues të ekstremit të djathtë të disa shteteve tentojnë të krijojnë tensione ndëretnike

Drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu ka thënë sot se përfaqësues të ekstremit të djathtë të disa shteteve, janë përfshirë në Ballkanin Perëndimor kryesisht përmes kishës serbe, duke provuar që të ngrisin tensione ndëretnike.

Njohësi i çështjeve të sigurisë në një postim në Facebook shkruan se e kaluara e tyre është e komprometuar, jo vetëm në vendet e origjinës me sistem liberal e demokratik, por edhe në vende ku kanë shërbyer gjatë karrierës.

Lexoni të plotë postimin e Musliut:


Përfaqësues të ekstremit të djathtë të disa shteteve, janë përfshirë në Ballkanin Perëndimor, kryesisht përmes kishës serbe, duke provuar që të ngrisin tensione ndëretnike; duke targetuar audiencë antishqiptare, antisemite, antiamerikane dhe shumë proruse. E kaluara e tyre është e komprometuar, jo vetëm në vendet e origjinës me sistem liberal e demokratik, por edhe në vende ku kanë shërbyer gjatë karrierës.

Disa nga ta, si ushtaraku Jacque Hogard, gjersa në Ruanda akuzohet për përgjegjësi gjenocidi, në Kosovë ka provuar që t’iu asistojë ekstremistëve serbë në Mitrovicë në vitin 1999.

Arnaud Gouillon, dikur kandidat për president të Francës, është maskuar me aktivitetin “humanitar” për serbët e Kosovës, porse synimin kryesor e ka vënë te organizimi i protestave politike kundër Kosovës dhe politikave liberale perëndimore. Sot, ai gjendet i përfshirë si serb i natyralizuar në qeverinë e Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori