Prof. Dr. Latifi viziton spitalin Montevideo-Uruguai, i themeluar para 235 vjetësh, diskutoi bashkëpunimin me Kosovën
Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka vizituar spitalin 235 vjeçar të vjetër “Maciel Hospital”, në Montevideo, të Uruguait
Dr. Rifat Latifi u pritë nga drejtori i këtij spitali Prof. Dr. Gerardo Eguren, nga kryetari i Departamentit të Kirurgjisë, Prof. Luiz Russo, dhe Prof. Dr. Fernando Machado kirurg i Përgjithshëm dhe i Traumës, dhe ish-shef i Kirurgjisë së Urgjencës në këtë spital.
Dr. Russo dhe Dr. Machado, bashkë me Dr. Latifin, vizituan gjithë spitalin në fjalë, i cili është spitali më i vjetër publik në kryeqytetin e Uruguait, Montevideo i themeluar në 1724 nga një ushtar spanjoll, Bruno Mauricio de Zabala. Ndërtesa e spitalit kombinon arkitekturën e vjetër që ruhet me xhelozi, ndërsa pajisjet e reja moderne ofrojnë kujdes të jashtëzakonshëm kirurgjik dhe mjekësor, veçanërisht në sektorin e traumës, emergjencës dhe disiplinat e tjera klinike.
Ata diskutua për një sërë mundësish për bashkëpunim në mes të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe spitalit të shquar “Maciel Hospital”, duke përfshirë hulumtimin, shkëmbimin e fakulteteve dhe vizitat ndërmjet dy institucioneve.
Prof. Dr. Latifi, i ftoi bashkëbiseduesit që të marrin pjesë në Kongresin e Katërt Klinik që do të mbahet në vitin 2024.
Po këtë ditë Prof. Dr. Rifat Latifi, pati edhe një takim pune me Prof. Dr. Fernando Machado, dhe Presidentin e Shoqatës Kirurgjike të Uruguait dhe Kolegjin Amerikan të Kirurgëve Dr. Roberto Taruselli, dhe me Presidentin e ardhshëm të kësaj shoqërie kirurgjikale 100 vjeçare, Dr. Claudia Barreiro.
Në këtë takim u diskutua për format të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Shoqatës Kirurgjike të Uruguait. Më rëndësi të theksohet se në këtë takim të gjithë u pajtuan se më shumë rëndësi të ketë bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë