Ylli i “Euphoria” Angus Cloud vdiq të hënën (31 korrik), në moshën 25-vjeçare.
Aktori, i njohur më së shumti për rolin e tregtarit të drogës Fezco në serialin e HBO, vdiq në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni, raportoi TMZ.
“Me zemrën të lënduar na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot. Si një artist, një mik, një vëlla dhe një djalë, Angus ishte i veçantë për të gjithë ne në shumë mënyra”, tha familja e tij në një deklaratë.
Familja zbuloi se Cloud vdiq menjëherë pas vdekjes së babait të tij.
“Javën e kaluar ai varrosi babanë e tij dhe luftoi intensivisht me këtë humbje”, vazhdon deklarata.
“I vetmi ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë. Angus ishte i hapur për betejën e tij me shëndetin mendor dhe ne shpresojmë që vdekja e tij mund të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë këtë vetë në heshtje”, thuhej në deklaratë.
“Shpresojmë që bota ta kujtojë për humorin, të qeshurën dhe dashurinë e tij për të gjithë. Ne kërkojmë privatësi në këtë moment pasi jemi ende duke e përpunuar këtë humbje shkatërruese”, shtoi familja.
Sipas TMZ, policia iu përgjigj një telefonate nga nëna e Cloud të hënën në mëngjes pasi ajo raportoi një “mbidozë të mundshme” dhe tha se djali i saj nuk kishte puls.
Ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Asnjë shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur për momentin.
Një burim tregon për PageSix se ylli i “Euphoria” kishte qenë duke luftuar me mendime të rënda vetëvrasëse pasi u kthye nga Irlanda, ku ishte varrosur babai i tij. Ai kishte qëndruar me familjen e tij ndërsa po përballej me pikëllimin e tij.
Cloud do të mbahet mend për rolin e tij të parë si Fezco në dramën e adoleshentëve “Euphoria”, në të cilën ai luajti për dy sezone.
Meritat e tjera të aktorit të ndjerë përfshijnë role në filmat “North Hollywood” dhe “The Line” dhe videoklipe për “Cigarettes” të Juice WRLD, si dhe “Mamiii” të Becky G dhe Karol G. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3?
Mungesë respekti? Vesa Vllasaliu prish raportet me Alba Vukajn
“Shqipëria më shkon shumë”, Bebe Rexha viziton Shqipërinë dhe pritet nga kushërira e saj Monika Kryemadhi në Tiranë
Tuna shijon pushimet në jug të Shqipërisë, mahnit me paraqitjet në bikini
“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim, në Dibër" - Bebe Rexha bashkohet me familjarët, publikon imazhe të mrekullueshme
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?