LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Gjyqësori asnjëherë nuk është bërë i pavarur

Pendarovski: Gjyqësori asnjëherë nuk është bërë i pavarur

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski me kritika në sistemin gjyqësor. Sipas tij, mafia ka mbështetje nga njerëz të fuqishëm të aparatit shtetëror.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në një intervistë për “Fokus” duke folur për gjyqësorin thotë se problemet në drejtësi kanë 3 dekada, pasi, sipas tij, gjyqësori asnjëherë nuk është bërë i pavarur nga qendrat e pushtetit politik dhe mbi të gjitha ekonomik.

“Nuk e kam menduar kurrë se zgjidhjet e shpejta janë të mundshme, në një afat të shkurtër, në sferën e drejtësisë, para së gjithash sepse ne, në 30 vitet e fundit, çdo grup politik, dikush më shumë, dikush më pak, në thelb vendosëm politikën e mosndëshkueshmërisë. Nuk ka asnjë zyrtar të lartë që ka përfunduar në burg derisa janë njerzit e tij në pushtet, nuk ka gjyqtar dhe prokuror që ka përfunduar në burg në kohën kur ai perceptohet si gjyqtar nga fletoret “tona” – thotë ai.


Duke komentuar pushtetin aktual thotë se për momentin nuk ka marrë asnjë informacion se ndonjë politikan ka diktuar aktgjykim përmes telefonit, siç kemi pasur raste në të kaluarën. I pari i shtetit thotë se në qeverinë e tanishme, më tepër ndikim në gjyqësor kanë oligarkët.

“Po të mos ishin “bombat” e Zaevit, nuk do ta dinim që kjo ka ndodhur masivisht në atë periudhë. Vlerësimi im është se gjatë kësaj qeverie, në lidhje me rastet e profilit të lartë, ndikimi i qendrave të pushtetit ekonomik është shumë më i madh se ai i pushtetit politik. Oligarkët në Maqedoni janë më me ndikim dhe më lehtë ndikojnë në gjyqësor se sa politikanët”, thotë kreu i shtetit.

Në kuadër të situatës së keqe në gjyqësor, problemin e mungesës së zbardhjes së rasteve e lokalizon në një numër të madh likuidimesh mafioze. Sipas tij, e keqja është se në këto raste shihet se mafia ka mbështetje nga njerëz të fuqishëm të aparatit shtetëror. Nëse nuk e ndjek penalisht një vrasje të kryer para dëshmitarëve, do të thotë që dikush mjaft i fuqishëm ka thënë – mos e ndjek penalisht”, shton Pendarovski në intervistën për Fokus.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori