Pushimet verore jo çdo herë shfrytëzohen për pushim nga punonjës të caktuar të arsimit. Ndërsa pushojnë nga mësimdhënia, vëllezërit Jakupi nga fshati Çiflik, mësimdhënës të gjuhës shqipe dhe historisë, i gjen duke punuar në arat e tyre ku kultivojnë dredhëzat, qershitë, domatet, specat e shumë kultura tjera bujqësore të tjera.
Pavarësisht angazhimeve të mëdha, mësuesi Ajrulla Jakupi tha se kurrë nuk bën lëshime në mësimdhënie, duke lënë bujqësinë gjithmonë në rend të dytë.
“Nëqoftëse ka qenë nevoja jemi zgjuar edhe më herët, në 4 e 30 mëngjes dhe deri në ora 7 e 15. Kjo është një punë më shumë sezonale, duhet më shumë angazhim vetëm gjatë mbledhjes se për shembull domatet nuk janë një send që mund të përshpejtohet krahasuar me dredhëzat. Shkollimi është shkollim, në qoftë se kemi ndonjë hapësirë për të bërë lëshim do të bëjmë lëshim këtu, jo edhe në arsim, jo në shkollë”, deklaroi Ajrulla Jakupi, mësues.
Ndërkohë, mësuesi Xhevair Jakupi sqaron se pavarësisht dëshirës dhe traditës për bujqësi, tashmë ky profesion është bërë edhe i patjetërsueshëm. Sipas tij, paga momentale e mësuesit nuk mund të mbulojë shpenzimet e një familje.
“Kur e ke patjetër atëherë medoemos të punosh edhe diçka plus. Është e vërtet se rrogat në arsim janë katastrofë, mund të them nga të gjitha dikasteret tjera. Punoj në arsim prej vitit 2003, rrogat tona ishin më të larta se të shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme e të Mbrojtjes, por në ditën e sotme ne kemi ngel në fund dhe s’kemi ku shkojmë. Ne jemi në fshat, jetojmë këtu, kemi kohë të lirë, merremi plus me bujqësi mirëpo dikush që merret vetëm me arsim është pak problem, jo pak por kohën e fundit u bë mjaft problem”, tha Xhevair Jakupi, mësues.
Fshati Çiflik i Komunës së Sopishtës dallohet për nga cilësia e prodhimeve bujqësore, posaçërisht domatet, qershitë e dredhëzat të cilat shpesh herë përfundojnë në tregjet jashtë vendit. /alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251