LAJMI I FUNDIT:

Spasovski për plagosjen e shefit të policisë së Strugës: Ky është sulm ndaj shtetit

Spasovski për plagosjen e shefit të policisë së Strugës: Ky është sulm ndaj shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, kanë vizituar në spitalin e Strugës shefin e Policisë së Strugës, i cili dje u rrah brutalisht dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.

Duke i uruar shërim të shpejtë shefit të plagosur, Spasovski përsëriti qëndrimin e tij se sulmi ndaj pjesëtarit të policisë së RMV-së është sulm ndaj shtetit, prandaj duhet të ketë sanksione më të rrepta për ata që guxojnë të kryejnë një akt të tillë dhune.

“Dhuna është streha e fundit e kriminelëve, përpjekja e fundit për të frikësuar ata që janë përgjegjës për zbatimin e ligjit. Prandaj ndëshkimi nga organet e drejtësisë duhet të jetë i shpejtë, në kohë, i rreptë dhe pa lëshime. Dhe goditja e fundit e policisë deri në përballjen përfundimtare me krimin – më e forta”, tha Spasovski pas vizitës.


Dje në rrugën Risto Krle në Strugë i dyshuari S.N. me automjetin e tij i ka bllokuar rrugën shefit D.A, i cili ndodhej në automjetin e tij dhe fillimisht e ka sulmuar verbalisht, e më pas e ka plagosur me një mjet të mprehtë dhe më pas është larguar me vrap. Shefi është dërguar në spitalin e Strugës, ku ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori