Pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për vendimin e djeshëm të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, ka reaguar edhe Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medies dhe Sigurisë së Gazetarëve – pjesë e së cilës është edhe AGK.
Sipas SafeJournalists, ky vendim i Qeverisë së Kosovës rrezikon pluralizmin dhe lirinë e medieve, duke dhënë gjithashtu një mesazh të fortë për mediet e tjera.
“Rrjeti SafeJournalists dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) janë të alarmuar nga ky vendim. AGK mendon se ky vendim ka qenë i motivuar politikisht që në fillim nga partia në pushtet dhe qeveria e kryeministrit Kurti në përpjekjet e tyre për të rrëzuar kanalin më të madh televiziv privat të Kosovës. Ata konsiderojnë gjithashtu se ky vendim thekson sulmin e hapur dhe të paprecedentë të qeverisë ndaj medieve dhe shërben si sinjal se në shënjestër do të jenë edhe media të tjera”, thuhet tutje në këtë reagim.
Tutje, ky rrjet e citon kryetarin e AGK-së, Xhemajl Rexhën, i cili e quan këtë vendim të Qeverisë Kurti si një përpjekje brutale për të minuar lirinë e medieve në Kosovë dhe si një luftë të hapur dhe të paprecedentë të kësaj qeverie kundër medieve në vend.
“Jemi krejtësisht të tronditur kur shohim Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti të shkojnë deri këtu, duke marrë një vendim për mbylljen efektive të Klan Kosovës. Ne e shohim atë si një përpjekje brutale për të minuar lirinë e medieve në Kosovë dhe si një luftë të hapur dhe të paprecedentë të kësaj qeverie kundër medieve në vend. Kemi frikë se vendimi për televizionin më të madh në Kosovë, është vetëm një paralajmërim për atë që mund të vijë për imediat tjera në të ardhmen, të cilat nuk i pëlqejnë partisë në pushtet. Me kalimin e rastit në gjykatë, besojmë se do të merret një vendim i drejtë që Klan Kosova të vazhdojë pa pengesë punën e saj”, ka thënë Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së.
Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson mbi 8,200 profesionistë të medies në Ballkanin Perëndimor, ndan shqetësimin e AGK-së dhe u bën thirrje organizatave gazetareske ndërkombëtare që të dënojnë këtë veprim të autoriteteve të Kosovës.
Rrjeti gjithashtu i bën thirrje gjykatës që të rrëzojë këtë vendim të pabazë të qeverisë dhe në këtë mënyrë të tregojë se mbron demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve.
“Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”, thuhet tutje në reagimin e SafeJournalists, transmeton Klan Kosova.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze