LAJMI I FUNDIT:

Pacolli për vendimin ndaj Klan Kosovës: Çfarë marrëzie

Pacolli për vendimin ndaj Klan Kosovës: Çfarë marrëzie

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka përshkruar si marrëzi vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për ta refuzuar ankesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit.

Osmani: Rasti i Klan Kosovës të sqarohet deri në fund nga institucionet e drejtësisë
Lexo po ashtu Osmani: Rasti i Klan Kosovës të sqarohet deri në fund nga institucionet e drejtësisë

“Jetësimi i ‘luftës totale të Qeverisë së Kosovës kundër të gjithëve’ është e vetmja përgjigje për të kuptuar pse i është anuluar licenca e funksionimit të Klan Kosova”, ka shkruar Pacolli në Facebook.


“Çfarë marrëzie!, ka thënë tutje ai.

MINT-i e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.

Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente./Telegrafi/