LAJMI I FUNDIT:

Të entjen Kuvendi mban dy seanca, në rend të ditës shqyrtimi i Ligjit për skemat pensionale

Të entjen Kuvendi mban dy seanca, në rend të ditës shqyrtimi i Ligjit për skemat pensionale

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet nesër për të mbajtur dy seanca plenare, njëra vazhdimësi e pikave të papërfunduara dhe një seancë e jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, në rend të ditës në seancën e jashtëzakonshme është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë.

Për këtë seancë të jashtëzakonshme deputetët pritet të mblidhen në ora 14:00.


Ndërsa fillimisht për në ora 11:00 është caktuar një seancë me pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Në rend të ditës si pikë e papërfunduar është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, zgjedhja e dy anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës etj.

Deputetët e Kuvendit pritet të mblidhen nesër pas dy jave kur është mbajtur seanca e fundit, në të cilën pati edhe përleshje fizike mes deputetëve të partisë opozitare PDK dhe partisë në pushtet, përfshirë kabinetin qeveritar.

Dy ditë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK nuk do të marrë pjesë në votime në seanca të Kuvendit.

Tahiri ka deklaruar se kjo bllokadë do të vazhdojë sipas tij “deri në seancën kur do të shpërbëhet Kuvendi”.

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 20 prill, 29 qershor dhe 10 korrik 2023:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 maj dhe 10 korrik 2023:

Votimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22 qershor 2023:

Votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 15 qershor 2023:

Votimi për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6, 7 prill dhe 7 qershor 2023:

4Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Seancë e jashtëzakonshme

Rendi i ditës

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-239 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128.

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori