LAJMI I FUNDIT:

“I pëlciti kurrizi”, Hoti rrëfen se si garuesi kosovar humbi jetën para disa vitesh pas kërcimit nga Ura e Mostarit

“I pëlciti kurrizi”, Hoti rrëfen se si garuesi kosovar humbi jetën para disa vitesh pas kërcimit nga Ura e Mostarit

Në Gjakovë, të dielën u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë, garë kjo tashmë tradicionale për këtë komunë që organizoi edicionin e 73-të të saj.

Adrenalina e madhe është ajo me të cilën karakterizohet kjo garë, por edhe rreziku i pjesëmarrjes në të është mjaftë i madh.

Në mesin e tre anëtarëve të jurisë që vlerësonin garuesit, ishte edhe ish-garuesi dhe kërcimtari nga Ura e Fshejtë, Sokol Hoti i cili ishte kampion i kësaj gare, por edhe nën-kampion i kërcimeve nga Ura e Monstarit në Bosnjë e Hercegovinë.


Por, pikërisht nga ura e Mostarit, Hoti ka kujtime të hidhura pasi në vitin 1988 aty humbi jetën shoku i tij i ngushtë Besim Mulliqi pas kërcimit nga 30 metra lartësi.

Foto ilustrim: Një kërcim nga ora e Mostarit në Bosnje e Hercegovinë

Hoti: Mulliqi u flijua për Kosovën

“Kam qenë kampion këtu nga Ura e Fshejtë dhe nga Ura e Mostarit nënkampion. Në vitin 1987 kamë kërcyer dhe në vitin 1988. Në 88-tën kemi pasur një fatkeqësi, shoku im i ngushtë Besim Mulliqi që u flijua për garë të Kosovës sepse ishim vetëm tre veta shqiptar, me kërcimin e tij fenomenal e theu kurrizin nga Ura e Mostarit dhe pas një jave vdiq. Aty më ka mbetur trauma prej vitit 1988 sepse ka qenë kampion dhe kërcimtar i mirë dhe i shkëlqyeshëm”, tha Hoti.

Ai tregon për KosovaPress se deri tek ngjarja tragjike erdhi për shkak të lartësisë së madhe dhe shtypjes së lartë të ujit që i shkaktoi pëlcitjen e kurrizit Besim Mulliqit.

Sokol Hoti

Hoti: Nga shtypja e ujit, Mulliqit i ka pëlcitur kurrizi

“Besimi 20 vjeçar ka qenë. Kjo ka mundur të më ndodh edhe mua, çdokujt mund t’i ndodhte sepse me të vërtetë është sport shumë i rrezikshëm, koncentrimi, por hyrja në ujë kur është bërë, lartësia e madhe 30 metra nga Ura e Mostarit, këtu në qafë nga shtypja e ujit i ka pëlcit kurrizi. Menjëherë nuk ka mundur t’i lëvizë as këmbët e as duart. Por çfarë më ka mbetur në mendje, kur e kanë nxjerrë nga uji në Monstar, zhytësit nuk e kanë nxjerrë siç duhet, aty e kanë lënduar edhe më shumë. Shumë goditje e thellë, e dhimbshme për ne dhe familjen e tij”, theksoi Hoti.

Hoti shton se frika se diçka e tillë mund të ndodh edhe në kërcimet nga Ura e Fshejtë i përcjellë nga vitit në vit kur nisin përgatitet për organizimin e kësaj gare.

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori