LAJMI I FUNDIT:

Celibashi në Rrogozhinë: Mos fotografoni votën, rrezikoni deri në 4 vjet burg

Celibashi në Rrogozhinë: Mos fotografoni votën, rrezikoni deri në 4 vjet burg

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se megjithë problematikat e shënuara deri tani, procesi zgjedhor në Rrogozhinë po vijon normalisht. Ai tha se ka pasur disa debate mes komisionerëve, episode këto, të cilat sipas Celibashit nuk kanë ndikuar në pengimin e procesit të votimit.

“Një pjesë e stafit të KQZ gjendet sot në Rrogozhinë. Informacioni ka qenë më i plotë dhe më i përditësuar. Në përgjithësi procesi ka shkuar mirë, dhe ka pasur ndonjë incident të vogël. Qoftë krahasuar me 14 majin dhe në procesin zgjedhor në përgjithësi të zhvilluar, procesi është duke shkuar qetë, duke konsideruar kohën që po zhvillohet procesi.Mund të mos i përkufizoj si incidente, por si problematika. Debate mes komisionerëve në një apo dy qendra votimi, por nuk kanë krijuar impakt negativ në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Nuk kemi pasur problematika në lidhje me përdorimin e pajisjesve të indetifikimit elektronik”, tha ai.

Duke folur para gazetarëve, kryekomisioneri u bëri apel qytetarëbe të mos fotografojnë votën pasi kjo është shkelje dhe rrezikojnë nga 3 muaj deri në katër vjet burg. Po ashtu, Celibashi u kërkoi kandidatëve të shmangin thirrjet propaganduese dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze nheshtjen zgejdhore.


“Fotografimi i votës përbën një ndër shkeljeve të rënda. Ka sanksione dhe dënim që shkon nga 3 muaj deri në 4 vjet burg. Do ta adresojmë dhe do marrim të gjithë informcionin e mundshëm në lidhje më këtë çështje. Një thirrje për votuesit: T’i shmangen çdo lloj joshjeje nga subjektet për t’u treguar atyre se për kë kanë votuar. Rrezikojnë shumë për këtë rast. Një thirrje për kandidatët, që të evitojnë deklarimet e tyre me përmajtje elektorale. E kanë të ndaluar të bëjnë thirrrje për të votuar për ta. Nuk kanë asnjë arsye ligjore të shkojnë në qendrat e votimit për të marrë infomacion”, theksoi Celibashi./abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori