LAJMI I FUNDIT:

Qëlloi me grusht Sali Berishën, gjykata pushon çështjen ndaj Gert Shehut

Qëlloi me grusht Sali Berishën, gjykata pushon çështjen ndaj Gert Shehut

Pushohet çështja ndaj Gerti Shehut, të riut i cili qëlloi me grusht ish-kryeministrin Berisha gjatë protestës së mbajtur më 6 dhjetor 2022, ditën e mbajtjes së Samitit të BE-së në Tiranë.

Kohë më parë pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrimin në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun.

Sipas ekspertizës 31-vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht.


Sipas Prokurorisë, Shehu duhet të shtohet në një spital psikiatrik. Kërkesa e prokurorisë ka ardhur pas administrimit në dosjen hetimore të akt-ekspertimit psiko-ligjor, sipas të cilit Shehu është vlerësuar i papërgjegjshëm mendërisht.

Kujtojmë se më herët edhe mjeku që ndiqte të riun, Sadik Lala ka pohuar për Euronews Albania se Gerti Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Gerti Shehu akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

Më herët avokatët e Shehut kishin kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik, por një gjë e tillë nuk u pranua nga gjykata.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori