LAJMI I FUNDIT:

Këtë të premte në HaPiTe: Krijimi i përmbajtjes për audiencë globale nga Kosova!

Këtë të premte në HaPiTe: Krijimi i përmbajtjes për audiencë globale nga Kosova!

HaPiTe rikthehet me organizimin e ngjarjeve, duke sjellur kësaj radhe diskutimin mbi mundësitë dhe sfidat e krijimit të përmbajtjes nga Kosova për audiencë globale. Të ftuarit, Arbër Musliu (content/copywriter në Inside.com) dhe Roni Shehu (udhëheqës i krijimit të përmbajtjes në Manaferra), do të ndajnë me të pranishmit përvojën dhe këshillat për përmbajtje të suksesshme.

Eventi do të mbahet këtë të premte, më 21 korrik, me fillim nga ora 15:00, në hapësirat e HaPiTe.

Hapësirat e HaPiTes kanë qenë nikoqire edhe të eventeve tjera, ku mblodhën bashkë profesionistë të fushave të ndryshme. Në eventin e fundit u fol për fillimin e një karriere në Freelancing, në të cilin ishin folës Riard Rexhepi dhe Granit Selimaj, freelancerë të suksesshëm.

Eventi i parë, i cili edhe shënoi hapjen e HaPiTes, u organizua në kuadër të Javën Globale të Ndërmarrësisë.
Valon Canhasi (Hallakate), Gentian Lluka (Telegrafi), Faton Sopa (Manaferra) dhe Benjamin Kolenović (Growzillas), folën për nisjen e agjencionit të marketingut digjital.

HaPiTe u themelua nga Hallakate, Pixels dhe Telegrafi, me qëllim që të organizohen mbledhi e ngjarje për komunitetin, për të krijuar rrjetizim e diskutuar tema me interes të përbashkët.
Po ashtu, kjo hapësirë është e qasshme edhe për organizatat dhe kompanitë që mbajnë punëtori, konferenca dhe organizime te tjera.

Për t’u bërë pjesë e këtij eventi, rezervoni vendin. Numri është i limituar.