LAJMI I FUNDIT:

Rënia e euros në tregun shqiptar, si po ndikon kjo te qytetarët?

Rënia e euros në tregun shqiptar, si po ndikon kjo te qytetarët?

Florjan Zekja, përfaqësues i shoqatës së eksportuesve ka folur për ndikimin e rënies së euros në tregun shqiptar.

Ai tha se faktet po tregojnë se as Banka e Shqipërisë nuk po mundet ta normalizojë dot situatën dhe shtoi se duket se atyre që monitorojnë dhe drejtojnë ekonominë shqiptare, u ka dalë situata jashtë kontrollit.

“Nga të dhënat në pikat e ‘exchange’ janë këmbyer tetë miliardë euro. Guvernatori dhe Ministria e Financave e pranojnë që jashtë sistemit bankar janë 3.4 miliard euro që nuk i kontrollojnë, nuk është se janë të pista apo të pa pista, banka e Shqipërisë ka blerë 120 milionë euro, do shkojë deri në 220, por nuk ka pasur asnjë ndikim.


Faktet janë kokëforte dhe nuk është as banka që mund ta normalizojë, për mendimin tim situata i ka ikur nga duart. Atyre që monitorojnë dhe drejtojnë ekonominë shqiptare, u ka ikur situata jashtë kontrollit”, tha Zekja.

Ndërsa gazetarja e ekonomisë, Diamila Leka tha në emisionin “Review” deklaroi se nga rënia e euros nuk po preken vetëm bizneset, por qytetarët e madje edhe turistët.

Ajo deklaroi se të gjithë ata që paguhen në euro e ndiejnë shumë diferencën tashmë që euro dhe leku po shkojnë thuajse në barazim.

“Janë edhe qytetarët ata që ndikohen shumë nga rënia e euros, shumë qytetarë jetojnë me anë të remitancave, ata që dikur merrnin nga jashtë shumë rënia e kursit të euros ndihet shumë.

Gjithashtu janë qytetarët që paguhen në euro dhe në kursin e këmbimit ata humbasin pasi ata janë mësuar me një standard të ardhurash në fund të muajit dhe e ndiejnë diferencën.

Në Shqipëri janë diku te 50.000 qytetarë të paguar në euro, gjithashtu preken edhe qytetarët që kanë bërë depozitime më herët ne euro dhe po i shpenzojnë tani dhe dalin me humbje.

Ndikohen nga rënia e euros edhe turistët e huaj që vijnë në Shqipëri, pasi me rënien e euros atyre u shtohen shpenzimet për të pushuar në Shqipëri”, u shpreh Leka.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori