LAJMI I FUNDIT:

Pushtimi i karkalecave në Shqipëri, pas tokave bujqësore insekti përhapet edhe në qytete

Pushtimi i karkalecave në Shqipëri, pas tokave bujqësore insekti përhapet edhe në qytete

Kohet e fundit në qytet vërehet një prani e shtuar e karkalecave nëpër lagjet dhe shtëpitë tona

Entomologët apo studiuesit e insekteve thonë që bëhet fjalë për karkalecin migrator, i cili zakonisht jeton në zonat urbane, është i padëmshëm dhe ushqehet në bimësi.


“Është një specie, e cila pothuajse në mënyrë të përvitshme është prezent në vendet urbane. Nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Kjo specie nuk rrezikon asnjë lloj dëmi qoftë edhe për bimësinë nëpër lulishte. Nuk është agresive, kështu që do të thoja nuk ka shqetësim”, tha entomologu Shpend Shahini.

Edhe për sa kohë do jenë të pranishme?

“Momentalisht larvat janë kthyer në insekte të rritura. Është një moment biologjik që ky dëmtues është në këtë fazë. Gjatë muajt shtator fillojnë të vendosin vezët dhe insekti i rritur shkon drejt ngordhjes”, tregon ai.

Karkaleci migrator a ka lidhje me karkalecat e fushave?

“Në kushtet e fushës më shumë prezentë janë karkaleci italian dhe marokian. Ne nuk jemi në ato nivele ku kemi ndonjë shqetësim të jashtëzakonshëm. Krahas mbrojtjes nuk mund të përdorim pesticide pa masë. Trajtimet kimike janë bërë në kohën e duhur. Masat kanë qenë komplekse dhe mjaft efektive. Në këto nivele që jemi pothuajse është në normalitet”, tha Shahini. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori