Temperaturat e larta në Maqedoni, mjekët: Kujdes me produktet e qumështit dhe mishit
Thuajse çdo ditë në repartin infektiv në Gostivar hospitalizohet nga një pacient si pasojë e helmimeve nga ushqimet të cilat nuk përgatiten dhe ruhen si duhet në këtë periudhë kur temperaturat janë shumë të larta. Infektologu Milan Gruevski thotë se vetëm gjatë muajit të kaluar si pasojë e helmimeve nga ushqimet janë paraqitur rreth 300 pacient me vjellje, diare e molisje.
“Ushqimi më i shpeshtë i cili është më problematik në këto temperatura të larta është ai nga prodhimet e qumështit, posaçërisht akulloret janë shkaktarë të shpeshtë, mishi, prodhimet e mishit, si dhe ato që nuk ruhen si duhet në frigorifer. Vezët po ashtu, prodhime që përmbajnë vezë si majonezi, prandaj dhe më shpesh tek të rinjtë kemi helmime kur konsumojnë sanduiç apo hamburger si dhe ushqime tjera të shpejta”, tha Milan Gruevski, Mjek Infektolog.
Mjekët rekomandojnë që qytetarët të kenë kujdes gjatë ruajtjes së ushqimeve, si dhe të konsumojnë më shumë ujë në këtë periudhë.
“I bëjmë apel qytetarëve që të kenë kujdes me ushqimet të cilat i konsumojnë pasi temperaturat e larta janë bazë për përhapjen e baktereve. Në këtë drejtim i rekomandojmë qytetarëve të konsumojnë ushqim të freskët. Ushqimet që i gatuajmë të konsumohen menjëherë dhe jo të qëndrojnë gjatë. Edhe nëse ruhen, patjetër të jenë në frigorifer. Të mos lihen në ambient të hapur sepse mund të ndoten nga insektet. Po ashtu rekomandojmë sa më shumë ujë të pinë, sepse nga temperaturat e larta vjen deri te dehidrimi pasi humben lëngjet në trup”, u shpreh Berun Mustafa, Qendra për Shëndet Publik – Gostivar.
Sipas mjekëve, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit janë ata të cilët preken më së lehti nga helmimet e ushqimeve që nuk ruhen siç duhet gjatë periudhës kur temperaturat janë shumë të larta.
Konsumimi i ujit, pemëve dhe perimeve si dhe ushqimet që përgatiten në kushte shtëpie mbeten në listën e ushqimeve që më së paku sjellin komplikime shëndetësore apo helmime. /Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë
Mbyllen të gjitha vendvotimet
Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi