LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për sulm seksual ndaj katër burrave, Kevin Spacey: Njërin prej tyre e kam prekur në mënyrë romantike

Akuzohet për sulm seksual ndaj katër burrave, Kevin Spacey: Njërin prej tyre e kam prekur në mënyrë romantike
Foto: Getty Images

Kevin Spacey – i cili është në gjyq në Londër për sulme seksuale të dyshuara ndaj katër burrave – dëshmoi të enjten se ai thjesht preku një nga akuzuesit në një mënyrë “romantike”.

“Ai ishte qesharak, simpatik dhe flirtues; me kalimin e kohës ne filluam … Unë po supozoj se isha unë … filluam ta prekim atë në mënyra më romantike dhe intime”, i tha gjykatës 63-vjeçari i “House of Cards”, sipas CNN.


Më pas ai shtoi: “Unë jam një flirtues i madh”.

Foto: Splash News

Aktori, i cili pretendon se ai dhe burri i paidentifikuar ishin së bashku në mënyrë konsensuale, gjithashtu detajoi se si dyshohet se evoluoi marrëdhënia.

Kevin Spacey thyen heshtjen pasi u lirua nga akuzat për abuzim seksual: Mediat më shndërruan në një përbindësh
Lexo po ashtu Kevin Spacey thyen heshtjen pasi u lirua nga akuzat për abuzim seksual: Mediat më shndërruan në një përbindësh

“Dalë ngadalë me kalimin e kohës u bë më intime, por për të qenë të qartë, ne kurrë nuk bëmë seks sepse ai e bëri të qartë se nuk donte të shkonte më larg dhe kjo ndodh ndonjëherë me njerëzit, dhe unë e respektoj këtë”, tha ai.

Foto: Zuma Press

“Kemi kaluar një kohë të mirë së bashku. Ne qeshëm shumë”, theksoi tutje ylli i famshëm.

Megjithatë, viktima e supozuar nuk ndan të njëjtat ndjenja ndaj fituesit të “Oscar”.

Burri, anonimiteti i të cilit mbrohet nga ligji anglez, thuhet se e quajti Spacey një “grabitqar seksual” gjatë një dëshmie të mëparshme.

Foto: AP

Megjithatë, Kevin ndihet i tradhtuar nga akuzuesi i tij, duke i thënë gjykatës: “Nuk e kisha menduar kurrë se [burri] që e njihja do të më godiste me thikë pas shpine 20 vjet më vonë”.

I njëjti u akuzua në qershor 2022 për sulmin e dyshuar të katër burrave gjatë kohës së tij si drejtor artistik i teatrit “Old Vic” të Londrës midis 2004 dhe 2015. /Telegrafi/

Foto: Mega

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori