Recenzion i Noel Malcolmit për librin Tito’s Secret Empire, të autorëve William Klinger dhe Denis Kuljiš
Përktheu: Daut Dauti
Tito’s Secret Empire (Perandoria sekrete e Titos) ka shpalosur mënyrën se si ai e drejtoi nga larg, një rrjet të agjentëve komunistë, derisa shfrytëzonte ndihma të mëdha nga Amerika.
Historia, siç dihet, shkruhet nga fituesit – veçanërisht kur ata janë komunistë. Mënjanimi i fakteve të padëshiruara është lojë fëmijësh e sunduesve që janë të kënaqur t’a heqin qafe popullin në shkallë masive. Dhe, kështu, një gjeneratë pas rënies së bllokut sovjetik, historianët ende orvaten që t’i ç’montojnë të gjitha tregimet që i kanë rrëfyer komunistët.
Josip Broz Tito, sunduesi i Jugosllavisë nga viti 1945 e deri më 1980, ka qenë fitues i dyfishtë. Fitorja e tij e parë ishte ajo e udhëheqësit të rezistencës në Evropën që po lindte në fund të Luftës së Dytë Botërore, ku ai ishte në krye të një armate me qindra mijëra ushtarë dhe në kontroll të një pjese të madhe të vendit të tij. Fitorja e dytë ka qenë morale: pas ndarjes me Stalinin në vitin 1948, Tito u konsiderua si burrështetas i guximshëm, i pavarur dhe që u ngrit kundër bulizmit sovjetik. Nëntitulli i këtij libri është How the Maharaja of the Balkans Fooled the World (Si e mashtroi botën maharaxha i Ballkanit), kështu që lexuesit presin një demolim serioz të mitit. Mbi të gjitha, ‘mashtrimi’ paraqet qëndrimin e Titos që kishte adaptuar në atë periudhë të mëvonshme, kur ai i bindi udhëheqësit e Perëndimit se ishte aleat i tyre kundër Moskës. E tërë jeta e tij është shtruar këtu për ekzaminim.
Tito ka qenë djalë fshatari me vetëm gjashtë vite shkollë dhe me zanat bravari. Kur shërbeu në Luftën e Parë Botërore, u zu rob nga rusët dhe pastaj u rekrutua nga bolshevikët. Duke u trajnuar në Moskë nga shërbimi inteligjent ushtarak, me gjasë kështu sugjerojnë autorët, punoi si agjent kohë pas kohe jashtë dhe brenda Jugosllavisë.
Në Moskë, në vitin 1935, ai tregoi talent për informator të shokëve të tij të ngushtë, të cilët u eliminuan nga skuadrat për ekzekutim. Kur u kthye në Jugosllavi, ai pa u vonuar e denoncoi rivalin e tij kryesor dhe e mori kontrollin e partisë komuniste të paorganizuar. Kur Hitleri e filloi blickrigun kundër Jugosllavisë, në prill të vitit 1941, Tito nuk bëri asgjë për të përgatitur rezistencë anti-gjermane. E ndoqi vijën e Moskës pasi që Gjermania ishte aleat i Stalinit, e cila gjë ndryshoi vetëm kur Hitleri e invadoi Rusinë pas dhjetë javëve.
Autorët e kanë paraqitur mirë këtë poentë. Por, në paraqitjen e luftës në Jugosllavi, këta autorë në mënyrë të befasueshme i qëndrojnë afër tregimit tradicional të vetëlavdërimit komunist. Ata theksojnë se Tito mblodhi forca të mëdha, marshoi në distanca të gjata dhe nganjëherë zhvilloi beteja të rrepta me gjermanët. Por, nuk theksojnë se këto marshime kanë qenë tërheqje dhe se betejat e mëdha që i bënë partizanët e Titos kanë ndodhur vetëm nëse gjermanët dëshironin të sulmonin.
Për një libër polemik anti-Tito, kjo gjë tërheq disa goditje. Marrëveshja sekrete që Tito ua ofroi gjermanëve në vitin 1943 është lëmuar sikur të ishte brengë vetëm e ndërrimit të burgosurve të luftës. Por, ne kemi dëshmi të një oficeri të inteligjencës gjermane që është angazhuar në këtë rast dhe i cili thekson se Tito ka ofruar të bëhet kolaboracionist i Gjermanisë për t’i rezistuar zbarkimeve anglo-amerikane – ofertë tërësisht në pëlqim me planin strategjik të Titos pasi që ai frikësohej se aleatët do ta kthenin në pushtet qeverinë e vjetër rojaliste në Beograd.
Sërish, Titos i vishen meritat për ndjekjen e gjermanëve në fund të luftës kur ata po e tërhiqnin ushtrinë nga Greqia dhe Maqedonia nëpër Jugosllavi. Dy nga divizionet e tij, siç na thuhet, i sulmuan gjermanët që kalonin nëpër Kosovë. Unë e kam lexuar ditarin e komandantit gjerman (në arkivin e Uashingtonit) ku mezi përmenden sulmet e vogla partizane e lëre më ato të divizioneve. Në tërësi, 350 mijë gjermanë kaluan pa ndonjë pengesë. Tito nuk dëshironte ta harxhonte municionin kundër gjermanëve, të cilët edhe ashtu po largoheshin; ai ishte shumë i zënë duke provuar që të zaptonte copa të territorit jashtë kufijve të Jugosllavisë së vjetër.
Kjo na shpie matanë gjysmës së librit, në pikën kryesore: ambiciet e Titos, madje megalomane, të një udhëheqësi të pasluftës. Këtu janë disa detaje mbresëlënëse në lidhje me kontrollin e tij të rrjetit të agjentëve, veteranëve të luftës civile spanjolle dhe tjerëve; në fund të luftës komunistët e flaktë italianë ishin bërë gati që t’i merrnin qytetet kryesore duke shpresuar në invadimin jugosllav për ta marrë Venedikun. Kanë qenë këto ambicie, plus organizimi i një lufte tjetër me ndërmjetësues, Lufta Civile Greke, që e bindi Stalinin t’i ndërpriste marrëdhëniet më 1948.
Më tutje, autorët paraqesin mençurinë e Titos për riinvencion si burrështetas i ‘painkuadruar’ nga e cila përfitoi një ndihmë të madhe amerikane. Këputja me Moskën ka qenë shumë e shkurtër; Hrushovi e miqësoi dhe së shpejti Tito u ndihmua nga të dy anët. Natyrisht që vijëzimi i tij instinktiv ka qenë pro-komunist, kështu që ishte Perëndimi që u ‘mashtrua’.
A kishte rëndësi kjo gjë? Autorët argumentojnë se në vazhdimësinë e tij të gjatë të strategjisë ndaj Mesdheut, Tito i ka shkaktuar dëme të mëdha Britanisë dhe Francës pasi që i ndihmoi Naserit në Egjipt (duke i dhënë dorë për Suezin) dhe rebelët në Algjeri. Këto informata që ofrohen këtu janë mbresëlënëse, por konkluzioni duket i tepruar shumë pasi që del se Tito kishte shkaktuar rënien e kolonializmit anglo-francez në Mesdhe. Dhe, ideja që Tito u bë ‘guru’ i Hrushovit për politikë të jashtme, duke e shndërruar atë në intervencionist të Botës së Tretë, është ekzagjerim edhe më i madh.
Fuqia e këtij libri nuk qëndron në spekulime kaq grandioze, por në detajet e mprehta. Për fat të keq detajet kërkojnë mihje në mes të një mori emrash dhe akronimeve; proza, edhepse e nxituar dhe e çuditshme, nuk është lehtë e lexueshme. Megjithatë, ata që këmbëngulin do të mësojnë shumë për mungesën e dëshmive standarde. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A