Shqipëria renditet ndër shtetet që kanë humbur më shumë popullsi që pas viteve ’90, kur filluar dhe ndryshimet e vrullshme politike, ekonomike e demografike.
Eurostat ka publikuar në ditën e popullsisë të dhëna për ecurinë e popullsisë së shteteve të Evropës.
Në vitin 2023, në krahasim me vitin 1990, popullsia në Shqipëri është reduktuar me 15.1 për qind, duke zbritur në 2,761,785 banorë, nga 3,254,541 që ishte përpara se të fillonte cikli i emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë.
Me këto ritme, Shqipëria renditet e pesta në Evropë (pa përfshirë vendet e ish Bashkimit Sovjetik) për ritmet e larta të reduktimit të banorëve të saj, raporton Monitor.
I pari në Evropë është Bullgari, që ka parë një rënie të popullsisë me 26.4 për qind, që nga 1990-a, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina, me 22.4 për qind. Bosnja kishte një rënie të ndjeshme në vitet e para të ’90, si rrjedhojë e konflikteve rajonale. E treta është Kroacia, me rënie 17.9 për qind dhe e katërta Rumania me 17.9 për qind tkurrje.
Ndryshe nga Europa Lindore, ajo perëndimore e ka rritur popullsisë, pasi ka qenë pritëse e emigrantëve që kanë ardhur nga vendet e Lindjes. Në Bashkimin Evropian me 27 anëtarë, popullsia është rritur me 7.3 për qind që nga viti 1990.
Në Shqipëri, emigracioni dhe plakja graduale e popullsisë kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar tendencën tkurrëse.
Në 2023 Popullsia e BE-së rritet sërish pas dy vitesh rënie
Sipas Eurostat, pas një rënie të popullsisë në 2020 dhe 2021, për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19, popullsia e BE-së u rrit në 2022, nga 446.7 milionë në 1 janar 2022, në 448.4 milionë më 1 janar 2023.
Ndryshimi natyror negativ (më shumë vdekje se lindje), u tejkalua nga emigrimi neto pozitiv. Rritja e vëzhguar e popullsisë, mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së lëvizjeve të emigrantëve pas COVID-19 dhe fluksit masiv të personave të zhvendosur nga Ukraina, që morën statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendet e BE-së, si pasojë e pushtimit rus në shkurt 2022.
Popullsia e BE-së u rrit nga 354.5 milionë në 1960, në 448.4 milionë më 1 janar 2023, një rritje prej 93.9 milion njerëz. Shkalla e rritjes së popullsisë, është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit mesatarisht me rreth 0.8 milionë persona në vit, gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth 3.0 milionë persona në vit, gjatë viteve ’60.
Ndërsa, popullsia e BE-së ra shpejt në vitin 2020, me rreth gjysmë milioni persona, dhe në vitin 2021 me pothuajse 0.3 milion persona, për shkak të pandemisë COVID-19, shifrat e reja tregojnë se ajo ka filluar të rritet.
Popullsia e vendeve individuale të BE-së më 1 janar 2023, varionte nga 0,5 milionë në Maltë, në 84,4 milionë në Gjermani. Gjermania, Franca dhe Italia së bashku, përbënin pothuajse gjysmën (47 për qind) e popullsisë totale të BE-së, më 1 janar 2023.
Ndërsa popullsia e përgjithshme e BE-së u rrit në vitin 2022, rritje e popullsisë nuk u vërejt në çdo shtet anëtar.
Në total, shtatë vende regjistruan rënie të popullsisë, midis 1 janarit 2022 dhe 2023, me rënien më të madhe të raportuar në Itali (-179 419 persona), dhe më të voglën në Sllovaki (-5 920).
Rritje e popullsisë u vu re në 20 vendet e tjera, ku rritja më e madhe ishte në Gjermani (1 121 721) dhe më e vogla në Letoni (7 251). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova