LAJMI I FUNDIT:

Rënia e euros po i dëmton, operatorët turistikë në Shqipëri kërkojnë shtyrjen me dy javë të sezonit turistik

Rënia e euros po i dëmton, operatorët turistikë në Shqipëri kërkojnë shtyrjen me dy javë të sezonit turistik

Fillimi i sezonit turistik me vonesë për shkak të situatës së vrullshme të shirave në muajt prill, maj i ka nxitur operatorët turistik të kërkojnë zgjatjen e sezonit veror 2023 deri në fund të shtatorit.

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani thotë se hotelet e kanë hedhur këtë ide për të mbuluar humbjet e vitit.

“Hotelet kanë hedhur idenë e shtyrjes së sezonit. Mesa di deri më tani shkolla do të fillojë në 12 shtator dhe rifillimi i shkollës pret si me thikë përsa i përket turistëve shqiptarë. Dhe kjo është një humbje shumë e madhe për bregdetin sidomos për jugun, Dhërmiu, Ksamili etj. Dhe është hedhur ideja që të shtyhet sezoni me një javë apo dy javë që të konsumohej i gjithë shtatori”, tha ekspertja e turizmit, Flora Xhemani.


Të ndodhur tashmë me humbje për shkak të  rënies së euro por dhe nga kontratat “all inclusive” të kryer një vit më parë i ka bërë këto shërbime turistike të regjistrojnë 20-30% fitime më pak këtë sezon veror.

Sipas ekspertes Xhemani kjo humbje po rikuperohet me çmimet e larta të vendosura.

“Kudo në botë në pikun e sezonit çmimit janë më të larta se sezonet e tjera. E dyta rënia drastike e euros që ka shkuar pothuajse e barabartë me lekun ka bërë që të gjitha çmimet të rriten, të ofrohen kryesisht në lekë dhe të kompensohet humbja e mundshme. Të mos harrojmë që kontratat e turizmit all inclusive bëhen një vit më parë dhe u bë që në 2020 që këto kontrata janë me 20-30% ulje. Dhe hotelet punojnë dy muaj dhe diku duhet ti kompensojnë këto humbje.”

Sezoni turistik pritet të kulmoj në muajt korrik dhe gusht. Në 5 muajt e parë të vitit vendin tonë e kanë vizituar rreth 2.3 milionë të huaj./A2CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori