Komuna Dibër edhe këtë verë ballafaqohet me probleme të mëdha rreth sigurimit të parkingjeve në qytet. Për këtë shkak me vendim të kryetarit të komunës Hekuran Duka, oborret e shkollave në qytet janë të hapura për parkimin e automjeteve. Kjo bëhet me qëllim që tani kur në vendlindje kanë filluar të arrijnë një numër i madh i mërgimtarëve dhe mungesa e parkingjeve ndjehet në çdo cep të qytetit.
Poashtu janë adaptuar edhe lokacione të tjera ku qytetarët dhe mërgimtarët mund të parkojnë automjete. Dibra tanimë disa vite ndjen problemin e mungesës së parkingjeve dhe ndërkohë pushteti vendor planifikon ndërtimin edhe të një parkingu të madh.
Në seancën e fundit të këshillit të komunës Dibër mori drit; jeshile vendimi për tu hapur edhe oborret e shkollave për parkimin e automjeteve. Duke u debatuar rreth mungesës të parkingjeve, kryetari i komunës Hekuran Duka informoi këshilltarët se nga fillimi i muajit korrik përveç vendeve të caktuara për parking siç janë pjesa e rrugës qendrore “8 Shtatori”, pjesa e sheshit “Skënderbeu”, pjesë të tjera para institucioneve dhe lokacioni në afërsi të çerdhes “Breshia”, si mundësi për parking është adaptuar edhe oborri i shkollës fillore “Penestia”.
“Kemi ndërmarr të gjithë aktivitetet me qëllim që ardhja e mërgimtarëve të mos shkaktoj kaos me parkimet. Prandaj në bisedën me drejtorin e shkollës ‘Penestia’ faktikisht është hapur edhe oborri i kësaj shkolle për parkingje. Poashtu besojmë se edhe disa lokalitete të tjera që mundësojnë parkingje do të plotësojnë nevojat të pronarëve të automjeteve për tu parkuar”, tha para këshilltarëve kryetari i komunës Duka.
Sipas tij një ekip special në sektorin për urbanizëm është duke punuar mendime ideore për ndërtimin të një parkingu në kate në qendër të qytetit aty ku gjenden edhe dy parqet e Dibrës. Si mundësi për mos keqpërdorimin e parkingjeve në rrugën kryesore “8 shtatori”, ku ka raste kur automjete vendosen aty me muaj të tërë, pritet të vendoset edhe pagesë për parkingjet , gjë që deri tani në Dibër nuk ka qenë, thotë Duka dhe shton se gjatë sezonit veror në Dibër ka trefishim të automjeteve meqë përveç dibranëve pothuajse çdo ditë në qytet arrijnë me automjetet e tyre shtetas të Shqipërisë, të komunave rurale Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush si dhe numër i madh i mërgimtarëve. Kjo situatë normalisht kërkon edhe parkingje të reja, thekson Duka.
Liberalizimi i importimit të automjeteve nga vendet të Unionit Evropian mundësoi që pothuajse çdo familje të ketë automjet prandaj edhe ka një rritje të thekur të automjeteve që kanë dibranët. Përveç kësaj në Dibër duke marr parasysh se parkingjet në pjesën qendrore të qytetit janë pa pagesë, ka një dukuri të keqpërdorimit të parkingjeve për të lënë automjetet një kohë të gjatë. Kjo ka një ndikim shumë të madh në pamundësinë që kanë pronarët e automjeteve të tjera për tu parkuar.
Shpesh ndodh që parkingjet të bëhen edhe në hapësira private, para shtëpive, para garazheve, gjë që shkakton edhe tensione mes pronarëve të automjeteve dhe pronarët e objekteve. Prandaj besohet se hapja e oborrit të shkollës “Penestia” është një rrugëdalje momentale për parkingje gjatë verës. Pushteti vendor është i vetëdijshëm se Dibrës i duhen parkingje të reja./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mariçiq: Evropianizimi i shtetit me Planin e rritjes duhet të vazhdojë për prosperitet të çdo qytetari
Draft-statuti i Asociacionit, Kryeziu: Oferta e Kurtit është refuzuar dy herë, të shohim a do pranohet për herën e tretë
“Qeveria e Kosovës jeton në një univers paralel”, “vendim prej shtetari nga Donika Gërvalla” – analistët pro dhe kundër letrës së Qeverisë për draft-statutin e Asociacionit
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'