Numri i personave që kanë hyrë në Kosovë ka shënuar rritje krahasim me vitin paraprak. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar rritje të numrit të udhëtarëve për rreth 15 për qind krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërkaq, edhe numri i personave, të cilët kanë hyrë dhe dalë nga Kosova, në të gjitha Stacionet Policore Kufitare (SPK) të Republikës së Kosovës nga periudha janar-qershor, është për rreth 100 mijë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara deklaron se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka mbi 1.5 milionë udhëtarë.
Gara thotë se vitin e kaluar numri i udhëtarëve ka qenë afër 3 milionë, ndërsa në këtë vit shpreson që kjo shifër të tejkalohet.
“Ne kryesisht kemi rritje të numrit të udhëtarëve, nëse krahasojmë periudhën e vitit të kaluar me këtë periudhë të këtij vitit, kemi rritje për 15 për qind, ndërkaq në muajin qershor kemi një rritje rreth numrit të udhëtareve për 10 për qind… Ne vetëm në gjashtëmujorin e parë kemi mbi 1.5 milion udhëtarë. Vitin e kaluar pothuajse kemi arritur deri tek shifra 3 milionë, por nuk është arritur kjo shifër e saktë, andaj këtë vit presim që kjo shifër të tejkalohet. Tani vetëm se jemi në fillim të sezonit veror, prandaj besojmë se do të kemi një fluks më të madh, sidomos tani në muajin korrik dhe gusht”, thotë Gara.
Derisa tha se Zvicra prin me numrin më të madh të udhëtarëve, Gara nënvizon se pas liberalizimit të vizave, nga viti i ardhshëm presin fluks më të madh të numrit të udhëtarëve.
“Presim që gjatë vitit të ardhshëm për shkak të liberalizimit të vizave të kemi një fluks edhe më të madh të numrit të udhëtarëve… Ne jemi duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim, duke rritur kapacitetet tona, si të infrastrukturës, dhe të burimeve njerëzore, besojmë se çdo gjë do të shkojë siç është më së miri”, vijon Gara.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës bën të ditur se numri i personave që kanë hyrë në pikat kufitare të Kosovës vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti është mbi 4 milionë e 300 mijë. Ndërsa, për periudhën e njëjtë është mbi 4 milionë e 200 mijë.
Ndërkohë, të shumtë janë familjarët që i presin me padurim e me mall të afërmit e tyre.
Qytetarja, Shkendije Karanxha, e cila pret vajzën në aeroport thotë se mezi pret ta takojë.
“Unë që tri vite e kam vajzën jashtë, menzi po e presim. Tash veç sa ka mbërri dhe jemi duke e prit me dalë, vjen prej Gjermanisë… Është shumë vështirë, si nënat. Për nipin gjithashtu jam përballuar shumë… Bile rruga gjatë mu ka dok, vajza kur e ka parë aeroplanin tu ateru, u gëzuam, ndjenjë e mirë, menzi po e presim… Por, sërish më mirë, shyqyr se janë atje, kushtet më të mira”, thotë Karanxha.
Edhe qytetari Ymerzad Zubaku, i cili e ka shumicën e familjarëve në shtete të ndryshme evropiane, shprehet i mërzitur me ikjen e tyre nga vendi.
Zubaku shpreson që e ardhmja e afërt të jetë më e mirë, në mënyrë që mos të braktiset vendi kaq shumë nga të rinjtë.
“Malli na ka marrë, por faleminderit se po vinë shpesh po na vizitojnë dhe po kalojmë diqysh, se malli na merr për nipa e mbesa, u përvëluam… Të gjithë i kam jashtë, veç një e kam këtu (vajzën)… Janë shku jashtë për një jetë më të mirë… Por, dashtë zoti të mos i përcillni edhe ju sikur ne, por dashtë zoti të bëhet mirë këtu e nuk na hupin… Po treten rinia, po hupin”, thotë Zubaku.
Ndërsa, qytetari Liridon Bytyqi, i cili jeton në Gjermani thotë se çdoherë e më shumë Kosova po zmbrapset nga të rinjtë.
Bytyqi thotë se nëse në Kosovë rregullohet çështja e sigurimit shëndetësor, do të kthehet këtu për të jetuar.
“Jetoj në Gjermani që shtatë vite me familje… Në Kosovë kam motrën dhe gjyshen e familjarë të tjerë… Është ajo ndjenja që kur largohesh prej këtu njëfarë freskie, do flutura në bark…Në të ardhmen e afërt mendoj të kthehem në Kosovë, nëse rregullohet pak çështja e sigurimit shëndetësor, aty është problemi, se atje nëse lëndohesh në punë, ose nëse nuk punon e ke një pagesë, ndërsa këtu është problemi tek sigurimi. Unë kam jetuar më herët në Kosovë dhe kam punuar, por atë ditë që nuk kam punuar ka qenë muaji pak më i dobët… Mirëpo, sa herë vi më duket më dobët, më pak njerëz kishte këtë herë, sepse un kam qenë edhe para një muaji, por për një muaj vërehet një dallim i madh, më pak njerëz, rini më pak”, shprehet Bytyqi./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025