LAJMI I FUNDIT:

I ikte burgut, tetovari kapet nga policia

I ikte burgut, tetovari kapet nga policia

Nëpunësit policorë të SPB Tetovë, dje në ora 09:40 minuta në Tetovë, e kanë privuar nga liria A.K. (36) nga f. Gllogjë-Tetovë.

MPB njofton se ai është kërkuar me urdhëresë gjyqësore, për shkak se ka qenë i dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajve, për vepër penale të kryer sipas nenit 300 të Kodit Penal.

“Personi është arrestuar dhe është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit”, theksojnë nga MPB-ja.