LAJMI I FUNDIT:

Të paktën pesë të vdekur pas shembjes së një ndërtese në Brazil ​

Të paktën pesë të vdekur pas shembjes së një ndërtese në Brazil ​

Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një bllok banimi në Brazil u shemb pas reshjeve të mëdha.

Tetë të tjerë, përfshirë fëmijë, janë të zhdukur pasi ndërtesa u shemb në qytetin e Recife, në shtetin verilindor të Pernambuco.


Zyrtarët thanë se katër persona ishin shpëtuar të gjallë nga rrënojat pasi ekuipazhet e emergjencës u thirrën vetëm pas orës 6:30 të mëngjesit.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen, por qyteti bregdetar me 1.5 milion banorë është goditur nga shirat e dendura ditët e fundit.

Ish-banorët e bllokut thanë se autoritetet i dëbuan ata nga ndërtesa në vitin 2009, por pretenduan se të tjerë ishin vendosur në të, raporton skynews.

Qeveria e Pernambuco njoftoi se tetë ekipe shpëtimi ishin dërguar në vend për të kërkuar të mbijetuarit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori