LAJMI I FUNDIT:

Policia nis fazën testuese të pilot-projektit për kamerat e trupit

Policia nis fazën testuese të pilot-projektit për kamerat e trupit

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka filluar faza testuese e përdorimit të kamerave të trupit nga Njësia për Kontroll të Autostradave, për të vazhduar më pas edhe me njësitë tjera policore.

Pas fazës testuese, policia ka thënë se përmes njoftimit zyrtar, apo konferencës zyrtare do të njoftojë opinionin dhe qytetarët, për fillimin zyrtar të përdorimit të kamerave të trupit, përfshirë edhe dhënien e informacioneve më të detajuara të këtij projekti.

Policia e Kosovës së shpejti do të pajiset me kamera të trupit
Lexo po ashtu Policia e Kosovës së shpejti do të pajiset me kamera të trupit

“Mbështetur në detyrat dhe autorizimet e policisë të parapara me ligj, si dhe me qëllim të rritjes së përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, e po ashtu rritjes së besimit të qytetarëve ndaj policisë, vite më parë Policia e Kosovës në mbështetje dhe përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ICITAP dhe INL), kishte filluar pilot-projektin për pajisje të zyrtarëve policorë me kamera të trupit”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se Policia e Kosovës përmes projektit të pajisjes së zyrtarëve policorë me kamera të trupit, përveç tjerash ka për qëllim që të argumentojë aktivitetet policore që kryhen gjatë detyrës zyrtare në terren.

“Për t’u finalizuar si i tillë projekti, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, fillimisht janë përgatitur dokumentacionet e nevojshme dhe Procedurat Standarde të Operimit, për të arritur tani deri në fazën testuese të përdorimit të kamerave të trupit në terren.

Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe opinionit, Policia e Kosovës njofton se nga sot ka filluar faza testuese e përdorimit të kamerave të trupit nga Njësia për Kontroll të Autostradave, për të vazhduar më pas edhe me njësitë tjera policore”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht

U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht

Lajme
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

Kronika e Zezë
Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje

Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
​Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave

​Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave

Lajme
Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Lajme
Kalo në kategori