LAJMI I FUNDIT:

ASH: Ballkani i Hapur, kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar

ASH: Ballkani i Hapur, kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar

Që nga vitit 2019, kur u iniciua procesi i Ballkanit të Hapur, në vazhdimësi kemi shprehur rezervat tona rreth kësaj nisme asimetrike, jo inkluzive dhe duplifikuese. Pikërisht për këto arsye, Ballkani i Hapur nuk mori as përkrahjen e vetë Bashkimit Evropian në emër të së cilit u nis, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Dëmet e nismës në bashkëpunimin rajonal si tërësi padyshim kanë tejkaluar benefitet individuale në tre vendet pjesëmarrëse. Në vend të rritjes së mirëbesimit dhe forcimit të frymës së bashëpunimit, ky projekt polarizoi edhe më tepër Ballkanin Perëndimor në një kohë tanimë të trazuar për rajonin dhe kontinentin.

Andaj, përshëndesim tërheqjen e Shqipërisë nga kjo nismë dhe fokusimin e tërësishëm të qeverisë shqiptare në Procesin e Berlinit, si korniza e vetme për integrimin ekonomiko-politik të rajonit, zgjidhjen e pengesave të mbetura për arritjen e Tregut të përbashkët rajonal dhe rruga e vetme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.


Me daljen e Shqipërisë nga ky mekanizëm, vlerësojmë se Ballkani i Hapur është projekt i vdekur dhe se tani, tërë energjia e qeverisë së Maqedonisë së Veriut duhet t’i dedikohet zbatimit të planit të veprimit 2021-2024 të tregut të përbashkët rajonal, për të mirën e qytetarëve të vendit dhe të rajonit në një frymë evropiane dhe barazitare për sa u përket marrëdhënieve midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga ASH.

Nga atje shtojnë se improvizimet dhe aventurat në kuadër të proceseve paralele, jo inkluzive dhe që çojnë drejt një Ballkani Perëndimor me dy shpejtësi kanë marrë fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori