LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kurti e Rama do të takohen së shpejti

Konjufca: Kurti e Rama do të takohen së shpejti

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas takimit me kryeminsitrin e Shqipërisë, ka thënë se raportet ndërmjet Kurtit dhe Ramës janë lënduar, megjithatë, ai shtoi se kjo do të rregullohet së shpejti dhe takimi i dy kryeministrave shqiptarë mund të ndodhë.

Pas takimit me kryeministrin Rama të enjten, Konjufca, arsyetoi veprimin e Kurtit që mos të pres në takim homologun e tij nga Shqipëria.

“Mendoj se nuk është një acarim i raporteve, aq që mos të takohen fare. Ajo si është ndje Republika e Kosovës po e shpjegoj, pasi ashtu janë ndjerë edhe qytetarët. Unë do të kisha përdorur shprehjen lëndim, kur të lëndon dikush. Ne kemi qenë të lënduar prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive, por jo aq të lënduar sa mos të presim fare zotëri Ramën. Ne gjithmonë duhet të shikojmë nga këndvështrimi i interesit të kombit tonë. Natyrisht, mendoj se kjo do të rregullohet së shpejti, ata do të takohen së shpejti edhe nëse jo sonte”, tha ai.


Konjufca nënvizoi se anulimi i mbledhjes së dy qeverive nuk mund të kapërcejë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Kjo ka qenë ide e kryeministrit dhe duhet të respektohet. Ndonjëherë kështu funksionojnë marrëdhëniet mes shteteve kur t’i dëshiron të përçosh një porosi të caktuar se ke qenë i lënduar. Kjo nuk është një çështje që duhet të kapërcejë thuajse nuk ka ndodhur asgjë pasi kjo përjetohet atëherë si paternalizëm”, shtoi Rama.

Krahas kësaj, ai theksoi se Rama mund t’i ndihmojë shumë më shumë Kosovës seç po bënë aktualisht.

“Ndihma e Republikës së Shqipërisë është e pazëvendësueshme. Zotëri Rama mund të na ndihmojë shumë më shumë seç po e bënë aktualisht. Republikën e Kosovës në këto përpjekje tona të cilat janë me të vërtet shtetërore dhe kushtetuese për të vendosur rend dhe ligj në një pjesë të territorit të Kosovës të mos e shohin Kosovës si fajtore. Këtu nuk ka fajtor, këtu mundet me pas më shumë përgjegjësi e cila gjithmonë tek ne është pozitive, jo me veprime të drejtuara kundër qytetarëve serb, por me ushtrua kushtetutshmërinë tonë elementare në të gjitha institucionet e vendit”, deklaroi Rama.

Teksa edhe paraqiti tri raste, që sipas tij Shqipëria e ka dëmtuar në pozicione Kosovën.

“Ne patëm një krizë në 2017-n, kur u duk se sikur për Kosovën, edhe Republika e Shqipërisë po është në anën e opsionit të shkëmbimit territorial. Mendoj se kjo e dëmtuar Republikën e Kosovës. Mendoj se e ka dëmtuar edhe ideja e ‘Ballkanit të Hapur’, sepse ky është dallim nga ajo që ka nevojë Kosova. E tash e treta është kjo që po e dëmton Republikën e Kosovës, kur ne jemi në të drejtën tonë dhe ku nuk po na kupton as Republika e Shqipërisë. Prej kësaj nuk ka gjëra pozitive, me këto pozicione Kosova mundet vetëm të dëmtohet”, shtoi ai.

I pyetur për propozimin e Ramës për Asociacionin, Konjufca tha se elemente të tij përmbajnë autonomi territoriale për serbët në Kosovë.

“Ai ka ndarë elemente të Asociacionit, mirëpo ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo mua më është dukur se në elemente të caktuara të propozimit të zotëri Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës. Kjo është në kundërshtim me interesin e kombit shqiptar dhe popullit të Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Rama u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Rama po qëndron në Kosovë, në kuadër të një takimi dyditor ballkanik, që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur samitin e Procesit të Berlinit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori