Pagat në sektorin publik me metodologjinë e re të rriten pas dy vite e gjysmë, por për këto 30 muaj funksionarët nuk duan të heqin dorë nga rritja prej 78%. Në Këshillin socio-ekonomik tani do të përcaktojnë që nga shtatori të ketë një rritje për 136 mijë të punësuarit në sektorin publik, por nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë që ky tranzicion pagash do ndjek dinamikën për 2025-2028. Nuk është me rëndësi sa për qind rriten pagat në sektorin publik, thotë Ministrja Trençevska, pasi që 1,060 zyrtarët e shtetit vazhdojnë të marrin pagat me rritje prej 78%, por thekson se duhet të bëhet një zgjidhje afatgjate për nivelizimin e pagave, ku rritja sado e vogël që do të jetë do reflektojë në pagat e tyre.
“Unë nuk e di nga doli ky 14% kur deri më tani nuk është diskutuar për këtë shifër por është diskutuar për sistem të pagave që do t’ju përshtatet të gjithëve. Mos të harrojmë se pagat e një pjese të nëpunësve shtetëror u rritën në mars për 2,175 denarë, varet diku pati 7-8% rritje e diku madje 16%. Tani për momentin diskutohet në kuadër të Këshillit socio-ekonomik që të gjendet zgjidhje sistematike”, tha Jovanka Trençevska, Ministre e punës dhe punës sociale.
Kjo nënkupton që edhe funksionarët do të vazhdojnë të marrin pagat me rritje prej 78% deri në 2025 sa të futet në zbatim metodologjia e re e harmonizimit të pagave. Kjo vazhdon të kundërshtohet fort nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila thekson se rritja lineare nuk është zgjidhje, pasi që ata që janë me pagë minimale duhet të kenë rritje më të lartë sesa ata që janë me pagë mbi mesatare. Nga LSM prej 3 vitesh diskutojnë për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive në sektorin publik dhe tani deklaratat e politikanëve që për herë të parë dëgjojnë këto propozime, sipas Trendafillov, janë sa për të blerë në shumë kohë.
“Nëse funksionarët nesër heqin dorë nga rritja e tyre prej 78% e pagave, çdo i punësuar në sektorin publik do të merrte nga 1,500 denarë në neto në llogaritë e tyre vetëm nga ajo shumë që eventualisht mund t’ju shpërndahej. Ne patjetër duhet ta dimë sesa për qind do të rriten pagat tani nga shtatori në sektorin publik dhe sa për qind do të rriten vitin e ardhshëm deri në momentin kur do të fillojmë ta llogarisim formulën me bazë paga mesatare me plus koeficientin”, u shpreh Sllobodan Trendafillov, LSM.
Deri më tani ujdia mes palëve është që pas 2 vite e gjysmë të zbatohet metodologjia e re e pagave në sektorin publik, ku për bazë do të merret paga mesatare dhe plus vlera e koeficientit të vendit të punës. Në takimin e një dite më parë të Këshillit socio-ekonomik, u ofruan 6 % rritje, kurse Krerët e Sindikatave kërkojnë që rritja e pagave në sektorin publik nga 1 shtatori të jetë aq sa norma e inflacionit, përkatësisht 14,5%. Nga Konfederata Organizatave Sindikale paralajmërojnë në shtator protestë gjithëpërfshirëse.
“Me formula ne nuk mund të merremi vesh sepse ata janë mjeshtër për të na manipuluar dhe kësaj here jemi plotësisht të bindur që të na tregojnë sa do të jetë shuma që punëtorët do ta marrin. Mjaft me përqindje, mjaft me formula, paga minimale pastaj mesatare, pikët e koeficienti apo metodologjia, atë ne nuk e kuptomë. Të na thonë sa ka rritje nga shtatori dhe tu përcjellim punëtorëve, nëse nuk janë të kënaqur, dihet do të pasojnë protestat në shtet”, deklaroi Marjan Risteski, Kryetar i KSOM-it.
Të mërkurën sërish do të mbahet takim i krerëve të sindikatave në Ministrinë e Financave. Kjo e fundit ka treguar me kohë që rritja lineare e pagave në sektorin publik nuk mund të jetë dyshifrore. Sipas kreut të Financave nuk kanë kapacitet me këtë buxhet, ngaqë aktualisht 960 milion euro ndahen për pagat në sektorin publik dhe rritja prej 10% do të ishte afër 100 milion euro shtesë të ndahen nga buxheti shtetit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës